Pirro Minella Millona:” Na ishte dikur “Tirona”, po sot çfare ka mbetur …!!!”


Pirro Minella Millona:” Na ishte dikur “Tirona”, po sot çfare ka mbetur …!!!”

….Mendova dje mbasdite te bej nje “guide” turistike neper “Tironen” e viteve, kur isha student dhe bridhja ne cdo qoshe e rruge te saj.

Por nuk gjeta shume nga ato pika orjentimi, sic ishin ne ato vite.

Nuk gjeta Bulevardin e saj kryesor nga Hotel “Peza” deri tek Korpusi Qendron i Universitit, asnje nga ato fytyra te qytetareve te atyre viteve. Nuk gjeta ate xhiron e fuqishme, ato pershendetjet majtas djathtas, ato veshtrime, kthime koke dhe shoqerimi me sy deri sa te zhdukej silueta e dashur e dikujt.

Sigurisht shumica “levrojne” neper bote, si edhe shume nga shoket e mi studente.

Nuk degjova nga “Vollga”, muzike si dikur qe shperndahej ne mbremje, ku tingujt e saj perplaseshin tek “Sahati” dhe riktheheshin ne rruget e “Tirones”.

Me mungonte aty, ne e mbani mend ate kafene “Gjirokastra”, ku edhe une si gjirokastrit i lindur e rritur ne ate qytet te gurte e kishim si pike takimi.

Pak me tutje u mundova te gjej nje gjurme nga “Bar Sahati” ku edhe kthenim ndonje gote fernet, kurse shoku im ate konjakun “Skenderbej” te Korces, si korcar me tradita qe ishte.

Sa mall, shikova per rreth asnje gjurme, asnje shenje e kishte perpire kucedra “kohe”

Solla ndermend kinemate ” 17 Nentori”, kur shkonim me shoqerine e grupit “222” te ekonomikut, vinin te gjithe, se behej apeli te nesermen dhe une i kisha porositur, si kujdestar grupi kush mungonte oret e para kishin mungese”pa aresye”

Pas statujes se “Partizanit te Panjohur” nuk ka me Kinema “Partizani” aq i zhurshem dhe aq me gjalleri, ku dergonim me te fortin te na priste bileta dy ore para.

U zhduk edhe Kinema”Republika”.

Ehhh Kinema “Ali Demi” sa mall kisha te isha perseri me “shoqen” time, duke u shtrenguar me njeri tjetrin, duke pare nje film shqiptar edhe batutat i dinim, per dreq mu kujtua ” Puna e komisarit, ishte loje!”.

Kembet u ndalen para ish-Teatrit Kombetar. Ato shfaqjet e bukura me dramat e fuqishme. Asnje gjurme, asnje relike per mall.

Me ka marre malli tek “Rruga e Elbasanit” mes cunave te xhaxhallereve, futeshim ne kopshtet e gjitoneve te tyre dhe “vidhnim” kumbullat, nuk harroj batuten e nje shokut tone, qe ne dalje u perball me te zotin, qe banonte ne ate vile te “huazuar” nga pronaret e dikurshem:

“Te kapa “hajdut” i vogel, nuk ke ku shkon…”

Por shoku yne me “trimeri” ja kthen:

“Nuk vodha kumbullen tende nuk e ke mbjelle ti, por pronari i vertete, qe ti ja ke “zaptuar” vilen”

Nuk gjeta me ate “zukun” e vjeter qe shkarkonte drute para deres se shtepise se xhaxhait, aty ngjitur me Redaksine e Revistes “Ylli” nr.73

As ate Pasticerine tek Posta Nr.1 dhe tetoja, qe me thoshte me ze lutes:

” Te keqen nena mos ve bast te hash me torte 160 lekeshe, te jep nena nje paste 15 lekeshe me qershi siper”

Ehhh, kujtoj me mall kur zgjohesha ne shtepite e xhaxhallareve, kur “Dadaja” me thoshte aty buze shtratit ku flija me mbulesat dhe carcafet te bardha bore, te shtruara nga dora e Kornes, xhaxheshes se madhe.

“Lushi, ngrehu te keqen “Dadi”

Kur degjonim “radioposta”, sa qejf sa kenge te bukura na dukeshin.

Po me ka marre malli edhe per biletat e derbit “Bardheblu” (Tirona) me te “Kuq” (Partizani)

….Ehhh keto kujtova mbreme ne “Bulevardin” e zbrazur shpirterisht, te mbyllja si dikur xhiron nga Hotel “Peza” tek “Universiteti”, por me kot asnje fytyre te njohur nuk gjeta gjekundi.

Nuk ka me asgje nga koha ime studentore, nga ajo kohe rinie aq te bukur……

Me drithërimë pëshpërisim ” Na ishte dikur “Tirona”, po çfarë ka mbetur…???

Tiranë, më 20 Prill 2022.

About Post Author