Pirro Minella Millona…..”Perballe dy portretet tona…!!!”


Pirro Minella Millona

…..Naten vone me doli gjumi. Televizori ndezur ne emisonet e veta. U rrotullova me mendjen time. Hapa kanalin e kujtimeve.
E cuditshme, me doli para portreti yt.
Sigurisht edhe ty te ka dale gjumi heret, por mos pyet nese une e shoh portretin tend.
Me njeh dhe e di shume mire, qe portretin tend e mbaj fshehur thelle ne shpirtin tim.
Sa here ndjej brenda meje zbrazeti, me del portreti yt, se e di qe ai portret eshte aq i dashur per mua sa edhe emrin ma ka ndryshuar kaq vend ka zene tek une..
Edhe mimika ime ndryshon plotesisht, buza qesh e lumturuar plotesisht dhe faqeve rrjedhin pa u kuptuar ata lote permallimi per portretin tend.
Nuk eshte cudi qe burrrat qajne, po derdhin lot burrat.
Mos harro se edhe burrat lendohen thelle ne shpirtin e tyre.
Por nje gje nuk ta kam thene por mesoje se plaget e burrit nuk sherohen, ato vec zene kore dhe cahen sa here nga kujtimi i portretit tend dhe kullojne perseri gjak te nxehte.
Dua te di a e sheh ndonjehere ti portretin tim, qofte dhe ai casti i dobesise tende, kur si ne ekran te del i plote portreti im?
Apo e largon menjehere duke ndruar kanalin e kujtimeve.
Vetem ai cast qe te del portreti im, a te mbushen syte me lote ate cast kujtimi te embel?
Doja te kisha force te tille te shikoja syte e tu ne ato momente si qajne te gezuar, te lumtur apo te dritheruar per puthjet plot pasion.
Ne ato caste do te deshiroja te shikoja reagimin tend, te lexoja si dikur mendimet e tua, si jane te embela per mua, apo djallezore se tani portreti im nuk ka me ate force universale si dikur per ty.
Por jam i sigurte qe heshtjes qe mbreteron ne dhomen tend te tregon me gisht se ky eshte portreti im.
Desha te isha aty te shikoja reagimin tend.
Ahhh, syte e tu lotues, buzet, qe te dridhen, te perqendrohesha tek mimika jote, qe te besoja se portreti im te ben te qeshesh, apo te rizgjon ate pasionin e tu dikur te rrjedhshem aq embel dhe te plote me mua.
Doja te isha aty te shikoja, qe portretin tim e kerkon ta mbash gjate apo mundohesh ta largosh menjehere e trembur sikur prapa teje te shfaqet djalli.
Mos valle lotet te rrjedhin nga malli i pashur nder kohe te gjate.
…..Te kisha ate force magjike te isha aty prezent ne erresiren e dhomes tende dhe te degjoja heshtjen tende te thelle. Te degjoja si flisje ti dhe heshtja jote, dhe une, duke degjuar te tre tingujt e kenges tone te dashurise….. 

About Post Author