Pirro Minella Millona-….” Po të them, prej Teje…


Pirro Minella Millona

 

…..” Po të them, prej Teje arrita të njihja gjërat më të bukura që mund të më ndodhnin në Jetën time…!!!”

…Të dy qëndrojmë përballë njëri tjetrit, në takimin tonë të parë, këtu në tavolinën e lokalit, ku pimë kafenë e parë të mëngjezit, pas asaj nate magjike.
E bukur sharmante, e plotë, ëndrrimtare dhe tepër e hijshme.
Unë përballë teje me emocionet gjithmonë, si mund të jetë dita e pare e takimit tonë të shumëpritur e ëndërruar.
Më shiko në sy se kam shumë për të të thënë:
-E di se çfarë do të thotë të biesh në dashuri, si kam rënë Unë me Ty qysh me shikimin e parë.
Është, sikur të biesh në mbrëmje, për të fjetur dhe zgjohesh në mëngjes me buzëqeshjen tënde në fytyrë, se e di që të kam Ty që më do me zemër, që çdo mëngjes zgjohem në krahët e tu dhe më përqafon ëmbël mua.
E di që duke të patur Ty kam pushtuar gjithë Gjithësinë, Universin. Kam qiellin e pa anë dhe yjet që ndriçojnë në të dhe Hënën që na shikon nga larg me dashuri.
E di që një ndër gjërat më të bukura në jete që kam shijuar është se të njoha Ty, të bëra mike dhe jam i dashuruar si i marrë pas teje.
Dhe kjo dashuri është e vetmja nuk ka të dytë, ajo që e lindur dhe që vazhdon edhe sot dhe nuk ka më të tjera pas saj.
Jo nuk mundet të dashurohem me tjetër qënje njerëzore.
Më duket sikur Zoti ka zbritur gjithë mrekullitë e kësaj bote, të ” skalitura” vetëm tek Ty dhe tani jemi këtu përballë njëri tjetrit.
E ndjen çdo ditë, më ke bërë të përjetoj momentet më të lumtura në jetën time.
Ti më fal lumturi të pafundme, të pa matshme, universale, më dhuron çdo çast buzëqeshje, si ajo që di vetëm Ti të dhurosh dhe askush tjetër në këtë botë.
I lutem Zotit çdo ditë, çdo mbrëmje, që më solli si peshqesh Ty, në Jetën time.
Besoj jam i sinqertë kur them se je vetëm Ti, ku Unë ndihem plotësisht vetvetja ime, më jep gjithmonë sigurinë e nevojshme.
Je, Ti personi i vetëm në këtë botë, ku Unë besoj çdo gjë aq sa edhe jetën time ta kam lënë në duart e tua, se e di që nuk do më lëshosh kurrë dhe as që do më lëndosh kurrë ndonjëherë në çfarë do rrethanë të jetës tonë.
E di se me Ty kaloj gjithmonë çastet më të bukura të jetës, këto momente i kam të rrënjosura thellë aty në memorjen time ku vetëm Ti ke folenë, ato çaste nuk i harroj kurrë asnjëherë.
E di vlerësimin tim për Ty, që je “Thesari” i paçmuar për mua.
Të konsideroj gjithmonë Nënë e kujdesëshme për mua, Motër e dashur për mua, Shoqe besnike për mua, E dashur, e ëmbël për mua, pra je gjithshka, që kam në këtë Jetë, je boshti i Jetës time.
Je Ti, ku Unë ankorohem në limanin e qetësisë time shekullore, ku gjej prehje, paqe, shpëtim.
Je balsami për plagët e shumta, që kam marrë në këtë Jetë.
Për mua je dashuria e pafundme, ku nuk kam fjalë të shpreh dhe të bëj krahasimin e duhur për të, madhështinë e kësaj dashurie sublime.
Kjo dashuri, që kam për Ty, që ndjehet thellë në zemrën time në shpirtin tim, që rrjedhe në venat e mia si gjaku im, është ngulitur thellë në mish dhe në trupin tim dhe sidomos në shpirtin tim të thellë. Ndjenjat më të bukura me Ty, i përjetoj në çdo moment dhe kjo falë bukurisë tënde shpirtërore.
Je kuptimi më i plote i Jetës time, më i bukuri.
Je aroma më e mirë, që Unë kam thithur ndonjëherë.
Je femra më e bukur, që kam parë në këtë jetë, më e bukura në paraqitjen tënde potente, në çdo çast si në shpirt dhe në zemrën tënde.
Je për mua, dhëmbja më e ëmbël, që Unë provoj përherë.
….Por sigurisht e ndjen, se Ti për mua vlen, shumë, shumë më tepër se sa të shpreha apo të thashë në këto momente. Çdo ditë shtohet diçka për të treguar të nesërmen e ditës të re, të bukur të Jetës time përkrah Teje….

Pirro Minella Millona

About Post Author