Pirro Minella Millona:” Rrëfimi i një të dashuruari të përjetshëm…


…..” Rrëfimi i një të dashuruari të përjetshëm….!!!”

….Te te tregoj sa here pa ze ka thënë kjo goja ime “te dua” nuk do ta besoje, ndoshta do me bërtisje, do me perzije, do me shtyje, por edhe mund te me haje buzet e mia kur do te shqiptonin ato fjale.
Te kam ardhur naten dhe te kam gjetur ashtu te perlotur me jastekun te perqafuar te shtrenguar rreth vetes tende, rrija te shikoja te zhveshur lakuriq, nuk e kishe mbyllur mire deren, as dritaret nuk i kishe siguruar, kurse celesin e deres mua ma kishe futur ne xhep.
Besoj e di sa kur kam ardhur ne maje te gishtave ne mengjezet pa u zgjuar ti mire dhe te shikoja ne ate cliresi te trupit tend me floket e leshuar supeve te zhveshur dhe nen ze te thoja: “Miremengjes”- me buzet e mia rreth qafes te lagia si vesa e mengjesit te praruar.
Kam mall, sa mall kam, ky mall me ka tretur nga largesia e trishtueshme, sa mall kam terhequr zvarre prej marrezise qe quhet dashuri E di se tere kete rrugetim te dy kam bere shume gabime, kam deshire te te kem perseri perballe, e di qe ti nuk me beson me dhe ke te drejte.
Kam shume mall nga pritja e gjate. Me beso jam lodhur se sondituri henen qe me del siper ballkonit, me merzit nata e gjate, por edhe dita, erresire eshte per mua.
Kam mall aq sa edhe ditet me shi me ngjajne si ditet me te thata stines se nxehte. Kam mall te te puthja vetem fare pak.
Nga malli me jane shtuar vetem thinjat e bardha dhe rrudhat ne fytyre. Mos kujto se keto jane thinja moshe , jo jam i sigurte se jane thinja nga malli per ty, pikerisht ky mall me zbarth edhe floket mua
Kam mall, aq mall, sa nuk e tret as ajo vere e vjeteruar e gjetur diku ne nje qoshe te erret. Sado te pish nga ajo vere perseri do te zgjohem me mall duke te perqafuar ty me mallin tim. E di nuk me beson se kam mall, por e di qe me mire te mos ta besosh.
Ike diku larg me ate mall dhe me letrat e kujtimeve atje ne qytetin ku te kam premtuar se do te pres.
Eja, mos vono, se malli vec shtohet per ty.Nuk e di kur kthehesh ne vjeshten e arte apo ne pranveren e lulezuar, por dije se dhimbja e gjoksit tim eshte po ashtu si e le ti, gjaku per ty vlon si nje llave e nxehte dhe me pervelon mua.
Ate dite qe do te vish Henen do ta zbrese ashtu si eshte e zbehte, pa shkelqim, pa drite, te semure vetem kur te pergjonte ty ajo “ziliqare” merrte shkelqimin e syve te tu.
Me ka marre malli, shpirt.
…..Une te pres me endrrat zgjuar, qe shpirtin tim te ma ringjallesh perseri, te permenden te di si kam jetuar, pa tenden dashuri.
Te kam premtuar se do te pres aty ku me le….

Pirro Minella Millona

About Post Author