Pirro Minella Millona:” Rrugëtim pa kthim prapa …


….” Rrugëtim pa kthim prapa …

me, Ajo i përket vetëm familjes se saj…!!!”

…..Kishte ardhur me shërbim atë dite ne ate qytet ku e lidhnin shume kujtime, kishte ardhur ti jepte “lamtumiren” asaj dashurie te mallkuar ndermjete te dyve.
Kishin vendosur te mos e vazhdonin me, per hater te famileve perkatese dhe te femijeve, qe tashem ishin rritur.
Ishin marre vesh do te takoheshin per here te fundit ne lokalin para portit, ku ajo me familjen do te pinte kafen e fundit para se te largohej per tej detit ne vendin fqinje..
E dinte orarin e nisjes me traget dhe u ul ne nje tavoline prane dritares, qe shikonte nga rruga, beri porosine nje kafe dhe nje shishe uje, priste i kredhur ne mendime.
A thua mbaroi gjithshka?.
A mundet te mbyllet ky kapitull ne kete menyre, te komandoheshin ndjenjat te mbylleshin ne sirtar?
Ishin pikepyetjet e sfides se tij.
Pas pak erdhi, ajo me gjithe familjen, burrin dhe dy femijet tashme te rritur. Hyri e fundit ne lokal dhe hodhi syte per rreth, edhe ajo kishte te njejtin ankth.
E mundonte e njejta pyetje.
Shkembyen veshtirme te zjarrta folen shume syte, buzet gjithshka, por vetem buzet nuk u puthiten.
Pasi kaloi pak kohe dhe kishin filluar te pinin kafete dhe femijet nga nje pije freskuese. Asaj i erdhi nje sms:
“Pas pak po te pres ne tualet”.
U ngrit shkoi ne tualet dhe priti. Po lante duart i nervozuar. Kur nuk vonoi dhe nga pasqyra e pa qe erdhi ashtu e bukur, si shtojzovalle, tere nur, pak e skuqur ne fytyre me frymemarje te shpeshte.
Ishte kthine e vecuar. Rrembyshem ai u kthye dhe e puthi fort ne buze, tere afsh e dashuri, e ledhatoi me gishtrinjte ne floket e saj, qafen supet, i thirri ashtu me perkeledhje me emrin tjeter, ate emer qe i peshperiste atyre takimeve pasionante.
Asaj ju drodh tere shtati, ishte here e fundit qe e degjonte nga goja e tij. Supet filluan ti dridhen, ne heshtje me denese qau, me shume qau shpirti i saj.
Por aty ishte familja e saj, jeta e saj, ketu duhej te nderpritej, kjo jete e tille me dallge me ndjenja e pasion, por duhet te vazhdonte jeten e rregullt, te qete familjare.
Edhe Ajo e puthi ate nen buze fort aq fort sa ja kafshoi buzet duke i lene shenje, ishte shenja e fundit nga ajo.
Ishte puthja e fundit e tyre, pas kaq shume vitesh me rradhe….
U shkeput e para ajo, iku me hapa te vogla drejt tavolines se vet.
Ai qendroi edhe pak, i hodhi pak uje fytyres se skuqur, me hapa te ngadalta u drejtua tek tavolina e tij.
…Ajo me familjen e saj u ngriten nga tavolina per ne port. Perseri e fundit dhe kur arriti tek dera kthehu koken dhe me doren e puthi lehte per here te fundit….

Pirro Minella Millona

Tiranë, më 10 Prill 2022.

About Post Author