Pirro Minella Millona-” Shpresa është gjëja më e mirë për t’u mbajtur…


” Shpresa është gjëja më e mirë për t’u mbajtur… Një ditë, një buzëqeshje dhe një kujtim i lumtur në të njëjtën kohë…..!!”

….. Nuk e mendoja se do të kishte këtë fund dhe se do të isha ulur këtu, vetëm me mendimet e mia, duke të puthur ty.
Rri e mendoj dhe përsërit të gjitha momentet e mia të fundit në mendjen time-
Lamtumira jonë e fundit, aq përmallueshëm.
Përqafimi ynë i fundit, aq i gjatë dhe i trishtueshëm.
Edhe herën e fundit që më the natën e mirë, duke e kthyer kokën shumë herë.
Humbja jote më ka ndryshuar në një mënyrë që kurrë nuk mund ta kuptoja vërtet si ndodhi dhe përse ndodhi.
Kur rendit edhe fitoret e mia dhe ti festoj ato, duhet të ndaloj veten… sepse nuk mund të të thërras duke menduar ndarjen me Ty.
Dhe kjo dhemb, më therr në shpirtin tim.
Dhimbja e mprehtë kur diçka më kujton për ty është diçka për të cilën asgjë nuk mund të më përgatisë..
Por Jeta vazhdon, nuk kam zgjidhje tjetër.
Dhuroj një buzëqeshje të ngrohtë që bota ta shohë sepse kjo betejë për të gjetur ato pak mbeturina lumturie që më kane mbetur është vetëm e imja.
Kam qene e rrethuar me njerëzit e mi me mua në çdo hap, por ka disa gjëra që unë duhet t’i përballoj vetëm me veten time, me heshtjen time.
Ditët janë të gjata, por netët janë akoma më të gjata, por unë kam shpresë:
Se do të lëndoj pak më pak në kohën që rrjedh.
Se do të jem në gjendje të të kujtoj dhe të buzëqesh më shumë..
Mund të jem e trishtuar, por marr ngushëllim në ato mendime.
Në fund të fundit, kur ndihesh e trishtuar dhe vetëm, shpresa është gjëja më e mirë për t’u mbajtur…
Dhe kjo është ajo që po mundohem të bëj.
…..Mbi të gjitha, vetëm ta dish se je gjithmonë në zemrën time dhe do të shihemi përsëri një ditë. Një ditë, një buzëqeshje dhe një kujtim i lumtur në të njëjtën kohë…..

Pirro Minella Millona

About Post Author