Pirro Minella Millona …” Sot do te fle me kepuce si dikur kur festova pesevjetorin tim…!!”


CIKLI: KUJTIME NGA ELBASANI!!

Pirro Minella Millona
…” Sot do te fle me kepuce si dikur kur festova pesevjetorin tim…!!”

… Bleva nje pale kepuce me qafe, te bukura, te forta dhe te perdorshme per kohen qe kemi para, ate te dimrit te paparashikueshem.
Erdha ne shtepi dhe nuk po i hiqja nga kemba sapo i provova.
Bera dhe nje foto dhe me te qeshur i them Doles:
“Sot do te fle me keto kepuce te reja, si dikur kur festova pesevjetorin “…
Ishte 18 maj 1960. Feste e madhe per mua, “kaposhi” fares kishte datelindjen. Mamaja me puthi edhe babi para se te iknin per ne pune.
Mua me beri gati motra e madhe me veshi edhe perpasen e bardhe dhe me coi ne kopshtin ngjitur me shtepine tone tek “Ptoleme Xhuvani”. Mamaja me kishte blere karamele qe te “gostitja” shoket per datelindjen time.
Mbasdite babi dhe mami me marrin me vete dhe dalim ne pazar. Diku ne nje dyqan futemi dhe me blejne kepuce te bukura. I mbaj mend ishin prodhim cek te bukura, kafe te celet me pjese te bardhe, me brima te vogela dhe me rryp me nje “zave” te shndritshme. Fluturoja nga gezimi. Nuk i hoqa tere darken edhe kur u shtruam te gjithe. Darka kaloi shkelqyeshem, mes prinderve dhe motrave te mia.
Isha lodhur dhe shkova ne dhomen time pasi u thashe te gjitheve naten e mire. U shtriva ne krevatin tim dhe ashtu me kishte zene gjumi.
Kepucet e reja nuk i kisha hequr nga kemba.
Gjithe naten enderra te bukura besoj kam pare si femi i lumtur.
Kur ngrihem ne mengjes shikoj qe kepucet i kisha akoma veshur.
Lava syte dhe u turra ne guzhine. Babi kishte bere veze te rrahur me shqere e mbysja une. Nuk e quaja te rrahur plotesisht, po te mos e permbysja pjaten dhe veza te qendronte aty.
Ehh, u ktheva ne ato kohra aq te “paqme”.
Befas i them Doles, kur me pa me kepucet veshur ne guzhine dhe kembet e mia mbi tovolinen e zeze ne mes te saj:
“Dola, sot do te fle me kepuce si atehere ne datelindjen time te vegjelise…”
…Le te behem edhe njehere ai “camarroku” pesevjecar…




About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.