Pirro Minella Millona:” Sot ke datëlindjen dhe Ti nuk erdhe sërish mikja ime, për të vazhduar librin e jetes tonë, premtimi duhet mbajtur….!!!”


” Sot ke datëlindjen dhe Ti nuk erdhe sërish mikja ime, për të vazhduar librin e jetes tonë, premtimi duhet mbajtur….!!!”

….Datëlindja jote, sa më shumë gëzim e lumturi në familjen tuaj Mikja ime…!!
Të prita sërish të vije, por Ti përsëri mungove.
Mbase je vonuar, se nuk ke përfunduar akoma ditarin e shpirtit tënd.
Kam numeruar ditë me rradhë, shumë janë bërë në mëndjen time, aq sa edhe si financier u ngaterruan dhe nuk u besova shifrave, që më dolën para.
E sigurtë është, që Ti nuk erdhe. Më mungove mua shumë, por më shumë kujtimeve tona rinore.
Une vazhdova të numëroj mungesat, u bënë shumë, fillova ti numeroj si jave të kaluara, për një arësye të thjeshtë, se kështu pritja për të ardhur Ti më duket më e vogel në shifra.
Është “zakoni” i profesionit tim si financier. Por përsëri Ti nuk erdhe.
U lodha duke numëruar javët, mu dukën të shkurtëra dhe e pranova isha i dobët më i dobet, se sa e kisha vleresuar veten time.
Besoj nuk jam une fajtor është heshtja jote, mungesa jote.
Me pak marëveshje me veten time i braktisa dhe javët dhe fillova të numëroj muajt, që vinin e kalonin si pa u kuptuar.
Rrija gjatë netëve aq sa mesova dhe ciklin e hënës së plotë, se me atë bisedoja atyre netëve të gjata pa agim.
Edhe muajt si në paradë filluan të parakalonin para meje dhe Hënës dëshimtare, çudi imazhi yt ishte akoma në largësi.
Edhe muajt në fazën e tyre të heshtur më lodhen, ndihej mungesa e prezencës së imazhit tend. Trysnia në shpirtin tim sa vinte e rritej e përsëri Ti mungoje, nuk kishe ardhur.
Atëherë në lojë hynë stinët.
Në pranvere shikoja çeljen e luleve plot aromë, por çuditërisht asnjë nuk më bënte përshtypje, mungonte aroma jote e veçantë, ajo rinore si dikur.
Në verë buze detit kuvëndoja me dallgët, ato të habitura më pyesnin as me ne nuk u miqësua mikesha jote të vinte të luanit Ju të dy.
Buzë detit në mbrëmjet e qeta të dy lotonim, unë dhe deti të dy rëkonim deti dhe unë.
Trokiti vjeshta e artë, që me kujdes i zhveshi pem[t nga veshja e bukur e gjetheve. Netëve të freskëta lagështia shtohej në shpirtin tim, të dridhurat e para të trupit tim. Më vriste ideja e humbjes tënde përgjithmonë.
Vjeshta u dorëzua, para teje nuk mundi të të rikthejë tek unë, duke ja lënë vëndit dimrit të acartë me suferinë.
Të gjitha stinët, që kisha kaluar pa praninë tënde më kishin lënduar. Në netët e tij të ftohta shpresoja të ndjeje Ti dimrin e acartë të ndjeje të ftohtë dhe të më kërkoje Ti mua, për tu ngrohur si dikur.
Por as në dimrin e acartë Ti përsëri nuk u shfaqe.
U rrokullis viti, u ndrua me vitin tjetër në kalendar.
Fillova të shënoj kalimin e viteve si ushtari, duke i shënuar diku në një degë me shënjën përkatëse.
A thua erdhi momenti, që unë të hiqja dorë, të ndjeja veten të plakur nga pritja e gjatë, a thua u plak dhe u thërmoq edhe shpirti im??.
Nuk i numërova më vitet, që kaluan pa prezencën tënde, ata ishin vetëm numra.
Fillova të urrej edhe datëlindjet, që kaloja se çuditërisht më lidhnin me praninë tënde të munguar.
Ti akoma jeton bukur brënda qënjes time.
E kupton që edhe shpresa ime u lodh nga pritja e gjatë, por më beso mbrëmë një yll i veçantë në qiell më foli për herë të parë për Ty.
Më beso u shkri tërë ky ankth e pritje pa kufi, mbrëmë e kuptova, se ka një shpresë dhe se ajo ka vlerën e saj, atë të prezencës tënde të shpejte tek unë.
…..Të pres me padurim mikja ime, do dal aty buzë rruges, si dikur, mos harro premtimin solem për të mbaruar librin e jetës tonë, kapitull pas kapitulli, faqe pas faqe, rrjesht pas rrjeshti gërme pas gërme…..

Pirro Minella Millona

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *