” Stoli ynë na pret përsëri të dyve …!!!”
…..Përsëri sot jam ulur në stolin tonë aty buzë rruges pranë Liqenit të Tiranës, i përmalluar pres dhe pres…..
Përkrah i bën hije pema që Ti e le të vogël dhe sot me hijen e tij mund të na mbulojë të dyve duke na fshehur nga sytë kureshtarë të njerëzve. Dimrit po i vjen fundi…
Mikja ime kthehu nga udhetimi yt.
Te pres ketu tek stoli yne.
Pyes veten ku shkoi tere dashuria e jone, perse ma trishton zemren time. Mendo për shpirtin tim të plagosur.
Para syve te mi vjen dhe shkon imazhi yt. Gufonte zemra e shkrete, por jo nuk ishte imazhi yt. Imazhi yt eshte tretur thelle ne humnerat e jetes .
Sa here ulem ne kete stol, syte me mbushen me lot per ty, ky mankth nuk ka per te me leshuar. Pyes veten valle ku ke shkuar ne cilin stol , nen cilen peme qendron.
Por edhe vetja ime me tradheton nuk me thote kurre se ku je Ti Mikja ime!!
E mbaj mend diten qe ike, dhe nga ajo dite shpirti im nuk ka me qetesi, vetem bucet si nje det i trazuar nga dallget qe perplasen tere force ne shkemb.
Ja ulur jam perseri ne stolin tone, ndjenjat akoma per ty rrjedhim si nje burim i fresket.
Me thuaj a te kujtohet, kur te thashe “Te dua”, ketu ne stolin tone, ato drithmat e trupit tend ne atop caste valle te kujtohen akoma
Ahh zerin yt i embel qe mu pergjigje, dije se shpirti im nuk e harron dot.
Po kur te preka per here te pare doren a te kujtohet, kur une vazhdova te ledhatoja lekuren tende.
E pra dije se pikerisht kete cast, nuk me del nga mendja kurre.
Po buzet e mia qe kerkonin te etura buzet e tua valle i ke harruar?
Dhe pershkonin ate gushen e bardhe, ne ato caste cdo gje ndalonte dhe Bota ishte e jona.
Te kujtohen valle Mike??
Mikja ime, a ke mall, nuk te mungon perqafimi jone, kur nuk merrnin dot fryme dhe gjallohej vetem shpirterat tane.
Nuk te mungojne veshtrimet e syve te mi, qe ti i vije ne dukej si sy zhbirrilues. Ata sy qe ty te flsinin, te adhuronin thelle.
E pra Mikja ime ketu ne stolin tone, malli qe kam per ty nuk largohet, me vjen shume i trazuar dhe me mori prej dole me uli tek stoli dhe po shkruaj per Ty Mike!!
Dhe rrjeshta ne leter marrin formen e portretit tend, qe me mungon!!
Dhe per cudi mes rrjeshtave cdo gje merr jete, e trazuar me ndjenjen.
Neqoftese zjarrit i hedh uje e shuan kollaj, por zjarri ne zemren time nuk mund ta shuaj, ai djeg dhimbshem, brenda shpirtit tim jeton, nuk degjon te shuhet.
I lutem ndjenjes per ty te me degjoje te te harroj ty, por as ajo nuk frenohet Mike!!
Ajo fluturon dhe vjen ku jeton Ti, Mikja ime.
Pa ty ndihem bosh Mike gjithë këto përpjekje dhe nga zemra nuk të hoqa dot, atëherë ju dorezova fatit tim.
…..Ti jeton brënda meje kështu po e vazhdoj jetën time bashkë me mallin për Ty që më “përvëlon”.
Kthehu Mike në stolin tonë pranë Liqenit si përherë, mos u vono….