Pirro Minella Millona:” Surprizat” nga jeta e kompozitorit Kastriot Gjini!!!


Pirro Minella Millona

” Surprizat” nga jeta e kompozitorit Kastriot Gjini!!!

… Një Surprize e këndshme për motrën e Kastriot Gjinit…!!”

…Pasi postova skicën ….“Të jetosh gjatë një jetë të shkurtër…!!”

dedikuar kompozitorit Kastriot Gjinit ne përvjetorin e Perjetesise se tij nga komentet e para ishte e motrës, Luljeta Germeni.

-Te falënderoj nga zemra Pirro, për këtë dedikim, qe bere për Kastriotin.

Pena jote di shume bukur te portretizoje personazhe te shumte, qe jeta te ka bere t’i njohësh. Skicat e tua te shumta pasqyrojnë aspekte te ndryshme te jetës, ku ne qendër është Njeriu.

Ti di ti nxjerrësh vlerat e tyre nëpërmjet artit, stilit lakonik, po qe përmbledh ne te, një jete te tere.

Kështu bëjnë shkrimtaret e poetet e vërtetë.

Del bukur gjithë krijimtaria e Kastriotit e pare me kujdes nga Ju. Nuk me mbetet gjë tjetër vetëm t’u falënderoj për vlerësimin, qe i bëni vëllait tim, i cili “Jetoi gjate ,një jete te shkurtër!”, ashtu si e keni titulluar edhe skicën tuaj dedikuese.

E menjëhershme ishte përgjigja ime

-Luljeta Germenji, Ju e keni vëlla ne e kishim pjese te jetës tone te përditshme. Nuk kam fjale për Otin e bukur si ne fizik, aq te përkryer te dhuruar nga Zoti dhe prindërit e tij, por edhe me i bukur ne shpirtin e tij.

Ta kujtojmë përherë ashtu 29 vjeçar buzagaz me kompozimet e tij brilante!!

Pas pak shtova

-Ne darke ke surprizën tjetër.

-Cilën surprize, a mund ta di?- pyeti Luljeta.

-Surpriza nuk zbulohet, mikja ime, por shijohet, kur do tjua sjell unë. Ju mundoheni te flini pak.

-Nuk kam gjumë nuk me lënë mesazhet Kishe te drejte kur me the nuk do te te zërë gjumi!

-Dhe mire bën, Luljeta ta risolla Otin etu bashke me ne.

-Po Pirro, atë po kujtoja tani

-Do te te çudit ne darke si gazetar “terreni”, qe jam me atë qe do te te them Luljeta.

-Nuk e mendoj se cfare është? Surprizën ma trego para postimit

-Sigurisht, Luljeta !! Unë asgjë nuk postoj pa marre okej e protagonistit, është me e rëndësishmja për  mua!!

Ka një lidhje mes meje dhe Kastriotit, Luljeta. Si çdo cit i ri dëshira ishte qe prindërit e tu te bëheshin me një femi dhe shume shpejt u realizua. Lindi fëmija i pare, çun, i shëndetshëm dhe i bukur.

Por ne përcaktimin e emrit kishte lindur një “mosmarrëveshje” babi-mami për emrin e fëmijës, babi yt donte, qe çunin ta quanin Kastriot, ndërsa mami yt kishte zgjedhur për çunin e saj, emrin Pirro. Ranë ne hall te dy prindërit.

Por yt atë hodhi idenë e zgjidhjes te emrit te vëllait yt me “short”

Dhe “shorti” i buzëqeshi babit tuaj dhe kështu vellackua yt i pare u quajt, Kastriot, kuptohet qe Ju shkurt, por edhe miqtë e thërrisnin Oti. Si gazimi i pare fëmijëria nisi mbare,…..

Po te fitonte me “short” dëshira e mamit tënd, unë do te isha “adash” me vëllaçkon tënd Otin, do te quhej edhe ai Pirro…..

Do te thuash , po ti Pirro ku e more vesh, po te përgjigjem me “gjuhen ” e prindërve tanë, se burimi i informacionit nuk tregohet.

Besoj se është surprize e bukur për Motrën, qe dikush pas kaq dekadave i kujton këtë episod kaq te bukur te familjes…..

-Te kuptoj Pirro, ke te drejte, por po te them edhe unë diçka te bukur ne vazhdim te kësaj. Kastrioti për te mos humbur mbiemrin mami, se nuk kishte vëllezër edhe ai e mbante emrin Pirro.

Sa here shkruante për probleme te politikes se jashtme ne gazetën “Drita” kishte një vend te caktuar për shkrimin e tij dhe emri ne fund ishte Pirro me mbiemrin e mamit, se ajo nuk kishte vëllezër

-E shikon Luljeta, si u be me e plote skica, me tepër se e bukur, me fantastike

… Sa bukur kjo “surprize” e thënë nga unë u plotësua me episodin aq te bukur te motrës se Kastriotit, qe për mua ishte po aq e bukur sa “surpriza” ime….

About Post Author