
Pirro Minella Millona
….Po afrohej 7 Marsi dhe pergatitem takimin e rradhes me Zyshe Zhaneta Noven. Nga biseda ne telefon nje dite para i thame se do te venim ta festonim bashke, si zakonisht tek “selia” “Vila Verder”.ne ish nxenesit e tu . Sa u gezua pa mase!!
Te nesermen date 7 Mars, sic e lame me Zyshen grupi prej pese vetash Ylli Musta, Ludmilla Hashorva, Pirro Minella Millona, Jorgo Qirko dhe Raif Mene, para oren 11 ishim te rehatuar tek ambjentet e brendeshme te “Viles Verder”. Ne qoshe si gjithmone rregulluam dy tavolina dhe i qarkuam me karriket.
Kishim ne duart tona buqete me lule, kurse dikush kishte blere nje torte me mbishkrimin “Gezuar 7 Marsin”
Prisnim Zyshen e Letërsisë, si dikur kur ishim nxënësit e saj, ashtu e re e bukur …
Fiks ne oren 11, u shfaq Zyshe Zhaneta. ashtu Zonje Fisnike e veshur me pallto te rende ngjyre mjalti te celur me jake te gjere dhe ne te djathte nje simbol ne po ate ngjyre si lule, me shallin qe i zinte gjoksin, me rrypin ne mes, por te pa mberthyer palltoja.
Dikush u ngrit dhe i hapi deren dhe e shoqeroi tek ish nxenesit e saj te dikurshem. Ndryshoi shume shpirti i saj, e pasqyronte dhe ne fytyen dhe buzeqeshjen aq te plote.
Takoi me rradhe te pranishmit nxenesit e saj Xhorxhi, Raifin,. U perqafua fort me Ludin, miken me te afert qe nuk e le kurre pa pyetur per shendetin e Zyshes.
Takoi edhe Yllin Musten dhe tha:
-Tani mu mbush me shume shpirti im.
I dinim maredhenjet teper te ngrohta me Yllin, por edhe maredhenjet familjare te hershme.
Ne fund me takoi edhe mua.
U kenaq shume me buqetat me lule qe i kishim sjelle.
Dikush, solli kengen e bukur per femije…
O mesues i dashur,
Ne te duam shume,
Ti per ne je prind i dyte,
Qe na edukona
Ne ne shkolle shkojme,
Gjtumon’ te gezuar,
Ne mesimet i mesojm’,
Sic na ke mesuar..
Festen e mesuesit,
Gjthmon’ do ta festojme,
Lulet me te bukura,
Ne do t’ja dhurojme..
Bashke me kengen edhe Zysh Zhaneta kendonte me shpirtin e saj te ri si femije, biles edhe vargjet i artikulonte teper sakte.
U bashkuam te gjithe ne kor,
Ylli me ze me te embel, Xhorxhi po dihet per prirjet per muzike, Ludi e lindur artiste, Raif dhe ne fund nga cilesia e zerit vija une, qe e ula qe te mos prishja ate melodi aq te akorduar…
Zysha ne fillim me ate ze qe i gufonte nga shpirti na tha:
-Sa lumturi, me sollet, me rikthyhet plotesisht ne ate kohe, ne ate moshe ne ate fryme rinore. Me duket sikur para kam tetembedhjete vjecaret e dikurshem, ashtu te qeshur, capken, por teper te sjellshem dhe qe mesonit me vullnet.
-Kurse ne- ju pergjigjem ne- ju rigjetem perseri po ajo Zysha e embel e qeshur dhe me temp jete.
-Ja duke ju pare secilit ne fytyre me kujtohen copera nga ajo kohe.
Zysha vertet ishte transformuar shume.
Pastaj me Yllin diskutuan dhe per vargjet e poemave aq te fuqishme.
-Doli Shkurti, hajde hyri marsi…
Aa, sa bukur vargjet popullore sa sakte e percaktojne e kohen “doli shkurti hyri marsi”, ka me sakte me te plote…
Ne Mashkullore tek Rrapi
Tek Rrapi ne mashkullore
Vendi i ngjarjes poezia popullore me pak fjale e jep…
Perpara kishim po ate Zyshen e re qe plot me dashuri jepte “leksionet” aq me vlere per letersine.
Nuk e di por befas ajo filloi te ligjeroje vargje te “Kush e solli Doruntinen..”
…Kostandin ku e ke besen, qe me dhe,
se do te me sjellesh Doruntinen
Sa here te kem nevoje per te…
…Nuk kam kerkend,
Ti qe trete besen…
dheu mos te trete kurre..
…Me sa pathos recitonte Zysha dhe sa memorje te thelle kishte per ato vargje brilnate.
Ylli e ndiqte ne cdo varg bashkonim zerat e tyre dhe me gjeste e shprehnin me mire gjendjen e tyre emocionale. Perballe kisha Xhorxhin qe ishte rrjeshtuar me Zyshen dhe Yllin dhe recitonte me zjarr. I admiroja nga vendi im.
Pasi mbaruan vargjet, Zyshja, ju drejtua Yllit:
-Na ke sjelle poezi te bukura kohet e fundit??
-Zyshe i ke lezuar dy poezite e fundit te Yllit, jane teper te bukura ne nje shkalle siperiore. Jane poezite “HERONJTË E MONUMENTEVE” dhe “KUR KTHEHEN VARKAT NË AGIM”
Zyshja u drejtua e tera nga Ylli i shtrengoi doren dhe u shpreh:
-E njoh mire kapacitetin e Yllit, ka akoma perla per te nxjerre.
Pas pak Ylli nga xhepi i brendeshem i xhakaventos nxjerr te palosur Gazeten “Telegraf” dhe na drejtohet:
-Ja sot shkrimin tim “Pashko Vasën nuk e mban dot varri!” eshte botuar .
Biseda ishte e lire por tere vemendjen e mori Zyshe Zhaneta, nuk e mbante vendi kaq mori jete.
Ne mes te gezimit u bene foto te rastit dhe videot gjate gjithe takimit.
Befas ne celularin e nje ish nxenesi u shfaq fytyra e qeshur e Sofokli Vasilit nga Athina, matematicienit sot diplomat, Kryekonsull ne Ambasaden Shqiptare ne Athine.
Foli me Zyshen e uroi per festen dhe pastaj na pershendeti edhe ne duke na thene:
-Sa te lumtur jeni qe keni mes jush ate Zonje Fisnike me aq vlera dhe nje profesioniste e pa arrire me..
Koha e pamershishme ne keto raste “fluturoi”, kuptohet erdhi momenti qe Zyshe Zhaneta te largohej.
U caktuan dy shoqerues, nje do te mbante torten ne dore dhe tjetri buqetat me lule.
U puth me Yllin dhe Xhorxhin dhe avash ne mes te “shoqeruesve ” te saj, u nisen drejt hyrjes se saj.
I vendosen me kujdes buqetat me lule, u puthen me Zysh Zhaneten dhe u kthyhen tek shoket.
Ne fytyrat tona lundronte gezimi dhe kenaqesia se kishim takuar Zyshen dhe tere ato mom ente te bukura dhe malli do ti merrnim me vete.
….Te nesermen ne mengjes dikujt nga ish nxenesit ne takim Zysha i telefonon dhe tere gezim u shpreh duke i thene:
“Percill tek te gjithe nxenesit e mi, qe erdhen dje ne takim, se me kenaqen shume me shtuan disa vite jete…”.
Pjesmarresit ne Takim:
Ylli Musta
Ludmilla Hashorva
Pirro Minella Millona
Jorgo Qirko
Raif Mene