Pirro Minella Millona-.“Të premtova që për datëlindje do të sillja karafila të kuq….!!!”


Pirro Minella Millona

  · 

…..“Të premtova që për datëlindje do të sillja karafila të kuq….!!!”

….Sapo u kthye nga qyteti ku kishte kaluar rininë e parë. Erdhi tepër i trishtuar. Pruri me vete atë kujtim aq të bukur dikur dhe aq të trishtuar sot, për fatin e saj të hidhur…

Filloi kjo historim atë ditë nëntori, saktësisht e mërkurë 23 nëntor 1977. Festa e Rinisë. Nga Komiteti i Rinisë të Uzinës u formua një ekip i vogël dhe u mendua të organizonin një eksursion në Dajt.

Koha e ftohtë. U ngjitën rrugës për në Dajt. Duke ecur në një moment, Ajo ishte prapa tij dhe për ta ndihmuar i zgjati dorën e vet. E tërhoqi fort dhe papritur Ajo përfundoi në krahët e tij.

Ndjeu ngrohtësinë e trupit të saj, aromën e freskët të një vajze në lulëzim. Në moment në vesh i tha më zë të ulët: “Të dua” dhe e puthi befas në faqen e skuqur nga të ftohtët dhe që u skuq edhe më shumë nga ajo fjalë magjike.

Kaq tha dhe në mbrëmje të organizuar me këtë rast kërcyen edhe dy herë.

Por asgjë më shumë.

Ajo ishte e veshur me pardesy ngjyrë kafe teritali, pantallona ngjyrë kafe të errët dhe një bluzë të zezë prej leshi.

Në moment i erdhën fjalët nga tregimi i Çehov “Një shaka”, kur djaloshi në dimër kur rrëshqisnin me ski kalonte pranë Nadjezhkës dhe i pëshpëriste “Të dua”, era ja përcillte Nadjezhkës, që kurrë nuk e mori vesh kush i thërriste “Të dua” djaloshi apo era…..

Para disa javësh kishte shkuar përsëri në atë qytet ku kishte kujtime të shumta rinore. Në autobuzin e linjës, rrugës merr një miken e tij, zyshe dhe i përmëndi “shakanë” e bërë atë mbrëmje të mërkurë të ftohtë të 23 nëntorit 1977.

Në qytet kishte vajtur për një ceremoni mortore. Kur po kalonte rrugicave të varrezave për tu afruar vëndit të përcjelljes në banesën fundit të të ndjerit.

Befas ngriu, nuk po u besonte syve. I fërkoi dhe përsëri i fërkoi.

Një pllakë e re varri, me foton e Asaj, ishte aty buzë rrugës.

Kishte ndruar jetë më 17 shkurt 2021. Çudi sapo e kishte kujtuar dhe sot pas 44 vjetëve “takohet ” me pllakën e saj të ftohtë.

U tërhoq pa e vënë re nga të tjerët u përkul dhe e puthi në fotografinë e saj. Po ata sy, që kishin ndjekur ndër vite. I lëmoi faqet rinore dhe një pikë loti malli rrëshqiti në fotografinë e Saj.

U tërhoq në heshtje dhe i premtoi, se do ti shkonte për vizitë përsëri në datëlindjen e saj, duke i çuar edhe karafilat e kuq.

E çuditshme jeta… Dhe ja sot në datëlindjen e saj më 13 shtator nxitoi përsëri në qytetin e tij dhe vendosi karafilat e kuq në varrin e freskët të Asaj..

Qëndroi gjatë dhe në memorje ju rikthye tërë miqësia me Atë atë vit të shkutër, ku punuan bashkë në një uzinë, se pastaj pasi mbrojti diplomën u emërua në një uzinë tjetër larg shume larg nga uzina e parë…

……Nuk e kishte ndeshur kurrë më parë. Secili kishte marrë destinacionin e tij në jetë dhe ja tani aty në përjetësinë e saj mund të vinte ta takonte sa herë të kishte mundësi të kthehej në qytetin e tij të dashur, në qytetin e rinisë së parë….

Pirro Minella Millona

About Post Author