Pirro Minella Millona…”Te pres te harrohemi vetem nje nate…!!!”


Pirro Minella Millona


…Akrepat sapo kaperxyen mesin e nates, Ai nuk kishte rene te flinte akoma. Mbeshtetur tek koka e krevatit, mori celularin dhe dergoi mesazhin
“Princesha” ime, mos harro te pres per festat e fund vitit…”
Cudi si ikin vitet, rrokullisen me shpejtesi, i lene rradhen njera tjetres. Mendohet ben analize te viteve, por atje i shkon mendimi, tek Ajo pertej detit.
Dhe fillon bisedimin aty ne erresiren e pa ane…
Para teje, vitet rrezohen nje e nga nje, kacavirren dhe Ty e dashur te dorezohen pa kushte, ato munden nuk e perballojne dot freskine tende, qe ruan ate hapin si njezetevjece, si ne rinine tende te pare.
Ti u heq viteve kuptimin, nuk kane mundesi, se Ti nuk e di se cfare eshte te rrudhesh, te plakesh, apo te trokase mosha e trete.
Ashtu te mbajne mend te gjithe, hapat i hedh me nxitim diku do te arrish para kohe, si dje dhe sot Ti ngelesh njezete vjec.
Ti i ke mundur vitet, duke u vene perballe shpiritin tend te bukur, per Ty nuk ka kalendar, motivi yt ka qene gjithmone “Jeta te perket Ty dhe Ti e ke ndertuar jeten si te pelqen Ty si te sherben me mire vetem Ty.
I gjithe ky rrugetim me Ty ka filluar nje nate, e paharruar, qe nuk mund te perseritet me ato dimesione, me ate frymemarje.
Nuk mund te perseritet me ajo nate, kerkon tjeter dimesion duhet te jete me e gjate, qe te arrije mrekullline e asaj nate.
Megjithese eshte prag dimri, nata eshte e gjate, nuk arrin jo. Te degjoja perseri zerin tend, melodine e psheretimave te tuaj, kur nga prekjet e mija nga puthjet plot vrull, tere trupi ytj i lagur i bere qull, vetem avull te ngrohte nxirrte.
E kupton se cfare eshte per Ne te dy ajo nate, e te degjoj perseri klithmat e tua, te te dhuroj puthjen time te eger, psheretimat e tua me psheretimat e mia te sinkronizohen ne nje duet, te embel. Mjafton ajo nate te krahasohej me nje Jete te tere.
Te kishim nje nate marezirrash, ku nata te jete pus pa hene e yje, te mos kishim deshmitare, por ate ta nenshkruante vetem marrezia jone.
Vetem si ajo nate te zgjoj pasionin, buzet tona te eksituar te kendonin duet te dy, ato buze te trazonin epshin, qe po zjen
Nuk arrin vetem ajo nate, duhen nete te tera, qe ne “te marret” te qeshim ne kete bote te eger, qe na rrethon, te kemi nete e nete pa mbarim dhe te mos arrije kurre te kete zgjim…
Kete shkruajti ate nate i marri, i dashuruar me ate pertej detit, qe e priste te vinte ne fund viti te trazonte perseri ate pasionin e fshehur thelle, te harroheshin vetem nje nate…. 

About Post Author