Pirro Minella Millona:” Ti je Jeta.. Dashuria ime. Ti je emocioni me i forte qe shpejton rrahjet e ezmeres si tik tak e një ore që lëviz pa mbarim….!!!”
….Ti e di, se dëshira per te qene me Ty eshte teper e forte, sepse Ti je dashuria ime me e madhe, dhe ne cdo zgjim do me mjaftonte te me shikoje ne sy për te kuptuar sa dashuri kam per Ty….
Asgje nuk eshte me brilante sesa dy sy, qe vezullojne dhe takohen, humbasin ne thellesine e njeri tjetrit..
A ka gje me te bukur, kur Ne te dy rrime ashtu ne heshtje pa folur asnje fjale, duke pare thelle brenda shpirterave te njeri tjetrit duke buzeqeshur..
Mes syve tane shpesh gjenden emocionet, ndenjat, pasioni i cmendur per te qene te dy nje trup.
A e di qe shpesh here heshtja te thote..:
“O Zot besome sa te dua, .. “
Ne diten e re sot Ti me mungon tmerresisht edhe pse nuk kemi shume ore, qe kemi folur bashke.
Me mungon Ajo buzeqeshja jote e mrekullueshme, qe ngjit e me jep jete kur cdo gje per rreth me duket pa kuptim, kaq bosh, kaq pa ide…
Ti here pas here ngjason me perendimin e diellit mbi det, qe te mahnit.
Ti je edhe si shiu ne dite gushti, kur fillon ashtu krejt papritur dhe Ti qendron ne qender te tij, duke hapur krahet dhe ngre koken lart duke pritur pikat e shiut te te perkedhelin, te depertojne kudo..
Ti je edhe si rreze dielli, qe lind ashtu ne zemer te acarit ne dimer, duke me ngrohur shpirtin e ftohte kallkan.
Ti dhe je Ajo qe vetem Ti di te me besh per vete..
Kur rebelohem edhe une ashtu krejt papritur Ti vjen e me perqafon fort, embel dhe gjate, se me kupton qe dicka me ka lenduar.
Nuk e di se cfare mund te deshiroj Une me teper?
Une e di qe krahet i kam te ngrohta nga perqafimet e tua, qe me dashuron.
Buzet e mia jane deshmimtaret e kesaj dashurie pa limit e dimesione te caktuara.
Asgje nuk kerkoj me teper.
….Ngre duart lart dhe i lutem Zotit te me jape kete lumturi te arritur edhe per shume kohe….
Thjesht nje fjale: “Te dua Dashuria ime…!!!”
