Pirro Minella Millona:” Tik taku i orës, tregon se koha po mbaron…


:” Tik taku i orës, tregon se koha po mbaron…  jeta jote nuk pret ne pafundësi, jeta jote duhet jetuar….!!!”

…..E shoh përditë si capitet, kur del nga shtëpia shkon bën pazaret qete, qete kthehet dhe ulet tek tavolina e saj ne cepin e lokalit dhe e menduar thith cigaren shokun e vetëm besnik qe i ka mbetur.

E kundroj me kujdes, ne shpirtin e saj ka revolte, për jetën e pa jetuar, te vajtur dem vetëm për efekt “morali”. Zëri saj është i forte godet, demaskon kërkon force për ta përballuar.

U drejtohet zonjave, femrave , gruas:

“Ti ke frike dhe ëndrrat e tua as me zë nuk merr guximin ti thuash!

E ke provuar edhe e drithëruar ekstituar deri ne palce nga një ëndërr lëngëzuar te zgjon thelle një pasion, te fillojnë fluturat ne fund te shpirti tënd, te tentojnë te dalin jashtë.

Nuk guxon ta thuash as nen zë, por vetëm kafshon fort deri sa e bën gjak atë cepin e buzës e turpëruar, qe ta shikojnë te nesërmen tere plage.

Edhe zërin asnjëherë nuk e ngre. Fsheh thelle ne shpirtin tënd, dëshirat, pasionet me mister diku te fshehura i mban.

Ti grua e bukur seksi, qe pa gjumë te le i ndezur zjarr epshi brenda teje, je ti, qe fshihesh edhe nga vete pasqyra e dhomës se gjumit, se me siguri ajo fytyra e marre flake nuk te pëlqen ta shikosh se te duket sikur nuk është fytyra jote.

Je ti qe fsheh strukur thelle dëshirën te mbulohesh nga buzët e përvëluara dhe nga duart e nxehta.

Ty te drejtohem grua kushdo qofsh, nga pasioni i pashuar tere natën, pret mëngjesin zgjuar ne fund te krevatit.

E di je ti grua qe përbrenda je e nxehte nga pasioni ne shpirtin tënd është gati te shpërthejë vullkani, çdo nate fshehur për atë qan ne heshtje me lot te hidhura. E pret atë te te pushtoje fort dhe te te zhvirgjërojë shpirtin tënd qe askush nuk e ka zhvirgjëruar deri ne ate moment”.

….Te lutem unë ty e djegura tere jetën per shpirtin tënd te përvuajtur: “Ngrije berin tend , flake tej turpin, dil nga ajo kornize qe te ka robëruar tere jetën. Shiko oren, tik taku i saj ecën pambarimisht, tik taku i saj tregon se koha jote po mbaron. Jeta nuk te pret, ajo duhet jetuar. Këtë e ke ti dhe vetëm ti ne dore, për ta jetuar….!!!”

About Post Author