Pirro Minella Millona ” Tingujt e klarinetes dhimbshëm therrnin në zemrën e saj,


Tingujt e klarinetes dhimbshëm therrnin në zemrën  e saj,janë tinguj të një zemre të plagosur…!!”

… Vjeshta e arte erdhi zhurshem edhe me tingujt e sazeve neper dasma.
Perballe oborrit te saj eshte dasma e Atij qe ja perveloi zemren.
Tingujt e orkestres ja marrin gezueshem melodive te dasmes.
Por pak me lart tingujt e klarinetes, depertuan fuqishem tek Ajo.
Ashtu e mbeshtetur ne xhamin e dritares, rri pa gjume dhe mendon, ndersa dasma “ndizet” me shume.
Eshte vajze e bukur, teper e brishte ne shpirt, me gershtat hedhur ne supin e majte, si per te qetesuar rrahjet e zemres sa saj .
Mendon:
“Sot mund te isha une me vellon e bardhe..”
Te isha nusja e tij, velloja e bardhe ne gushe te me guduliste.
Dhe ashtu syte e saj lotojne me lot margaritari.
Era tingut e muzikes shperndan dhe ia perplas me force ne xhamin e dritares se saj.
Depertojne brenda ne dhome, mbyll veshet me duart e vogla.
Ahhh, zemra nuk i bindet tenton te dale nga kraharori dhe te bashkohet me vallen e dhenderrit, kur do djege shamine e beqarit…
Hesht, vetem hesht e perlotur, e mbytyr ne denese, aty mbeshtetur faqen e saj ne xhamin e ftohte.
Kthen fytyren ngadale dhe nuk u besoj syve kur e pa veten e saj ne pasqyren perballe, zverdhur, si nje ftua i verdhe buke.
Psheretin dhe belbezon me veten e saj:
“Te lutem bjeri edhe njehere klarinetes me ate melodine e dhembjes, bjeri kete here vetem per mua, per brengen time jetesore…!!”
…Te dyja gjitone, dy vazja qajne sot, njera lot gezimi se u be nuse, tjetra lot dhembje se nuk mundi te veshe fustanin e bardhe dhe vellon ne gushe, nuk arriti te behej nuse dhe ashtu ne heshtje vajton….
Jashte dasma vazhdon vrullshem…

About Post Author