Pirro Minella Millona:” Zemra e gruas së dashuruar…


Pirro Minella Millona

” Zemra e gruas se dashuruar, si zambaket e bardhe te Liqeneve te Lures…!!!”

….Nuk i harroj edhe sot ata zambaket e bardhe, qe mbulonin siperfaqen e qete te Liqeneve te Lures.
Ashtu eshte dhe zemra e gruas se dashuruar, qe dremit ne mbulesen e bardhe te atyre liqeneve dhe buron nga siguria e qetesia e mashkullit te saj, qe e mbeshtjell si vello dhe mbi te bie. Syri i pasionit te embel xhvesh te fshehtat e saj, zbulon hiret e saj, dashuria me afshin e saj te nxehte, ka zene flladin e lehte te fillimit te saj.
Ajo ndihet e sigurte ne kraharorin e saj, e mbrojtur fuqia e mashkullit ne krah te saj, i ruhet syrit te erresires, qe gjithmone sulmon dhe pabesisht gjurmon per ta prishur kete ekuliber te brendeshem te tyre.
Ne momentin e me te vogelit dyshim nga pergjimi i syrit te erresires, zemra e gruas ndizet dhe e ben hi e shkrumbon, syrin e erresires, qe porsi ai akrep mundohet ta thumboje me helmin vdekjeprures.
Ajo, kur dhuron dashuri, mashkulli i saj e fut thelle ne gjirin e tij e mbron ate e lufton edhe kunder te gjitheve po te jene kunder kesaj dashurie hyjnore, te gruas te dashuruar.
Ne dhomat e kesaj zemre gruaje te dashuruar gjaku gurgullon si burimi ne alpet i paster si kristal dhe si atje qe celin sythet e luleve edhe ne dhomat e Saj cel bisku i dashurise si ne ate lulen, qe rritet e vetme ne deboren e ftohet, ose nen thundren e eger te botes se pabese.
Nuk mund te hysh ne dhomat e zemres se gruas te dashuruar, se aty te shtyp trysnia e pasionit te dashurise.
Pikerisht per ti kthyer keto dhoma te saj ne “keshtjella” te pamposhtura dashurie, muret e ketyre dhomave mbeshtillen nga brenda me ate besen e burreresise se paster mashkullore.
….Gruaja e dashuruar te hap porten sekrete te zemres se saj te dashuruar, atehere binomi burre e grua jane te pandashem si binjaket qe marrin fryme dhe oksigjen nga flladi i i paster, qe i mbron nga acari qe ulerin e perfshin, duke shkundur dhe hedhur per toke dhe xhvesh nga gjethet pemet perrreth…

About Post Author