Pirro Minella Millona:”Adresa e letrave të adoleshencës, filizat e dashurisë me emrin e “vëllaçkos” të vogël të saj…!!!”


… “Adresa e letrave të adoleshencës, filizat e dashurisë me emrin e “vëllaçkos” të vogël të saj…!!!”

…..Bota është e vogël, asnjëherë nuk duhet thënë:

“Kurrë, mos thuaj kurrë”

Ashtu një ditë të bukur u ritakuan pësëri pas disa dekadave, në qytetin e bukur të Vlores, si dikur…..

Rastësia është mbreti i botës.

E njohën njëri tjetrin, shumë kohë më parë, kurse sot në këtë ritakim të dy me një barrë thinjash në kokë dhe vite të rënduar nga pesha e viteve të kaluara……

Vinin nga rrethe të ndryshme. Nuk njiheshin, pikë takimi u bë pushimet e tyre në Kampin e Fëmijëve në Vlorën e bukur.

Të dy në moshën e adoloshencës.

Atë mbrëmje nuk e harrojnë.

Të dy në shoqerinë e tyre të panjohur për njëri tjetrin.

Muzika gjëmoi furishëm. Sytë e tyre u kryqëzuan dhe pa vetëdije u ngritën në kërcim. Kërcimi i parë drithërues për të dy.

Njohje adoloshentësh.

Shkëmbyen adresat.

Ishte kohë e “trysnive të mëdha. Problem ishte adresa e venë, Emri me të cilën do ti dërgoje….

Befas ajo dha një zgjidhje tepër të bukur:

-Unë do të shënoj emrin e vëllait tim të vogël.

-Sa mirë edhe unë kam motër më të vogël, në adresë do ti dërgoj me emrin e saj.

Kështu filloi kjo korospondencë midis adoloshentëve.

U forcua, u bë e domosdoshme. Mezi prisnin verën që të shkonin të dy në kampin e pionerëve në Vlorën e bukur.

Letrat shkëmbeheshin cdo javë edhe dy në javë.

Emri i vëllait të vogël për atë u bë tepër i dashur.

Në mbrëmje nëna flokë argjënda, ku rrinin bashkë ulur në divanin, i tha ashtu thjeshtë si mund të thotë një nënë:

-O, bir sa të dashka ky, shoku yt. Përqafoje nga unë. E di çfarë ke ftoje në behar të vijë këtu tek ne. Të kaloni bukur dhe të flini të dy tok në dhomën tende. Besoj keni të fshehta për ti treguar njeri tjetrit.

Qeshi e pa nënën thellë në sy dhe me vete pëshperiti:

-Ahhh, moj nënë ta dish kush është “shoku”im.

Nuk e di nëna ime, se pas emrit të vëllait tënd të vogël, rreh zemra jote për mua.

…..Sa vite kanë kaluar, të dy ata janë bërë me flokë të argjënda, por ashtu ka mbetur ajo ndjenjë e pastër, e çiltër, fëminore…..

About Post Author