Pirro Minella Millona:”Ah, ajo puthja e parë  që me njomi buzët, nuk kam mundur ta harroj edhe sot…!!!”


…”Ah, ajo puthja e parë  që me njomi buzët, nuk kam mundur ta harroj edhe sot…!!!”

….E shikon tek ecën buze detit e menduar, me trupin e saj te bukur me tipare te theksuara.
Ata sy ngjyre kafe, te mëdhenj, shprehës.
Flokët me onde i zbresin deri ne supet e saj te brishte te kërrusur nga ajo brenge.
Afrohet buze detit. Psherëti thelle. Sytë i ul dhe lotojnë vete, po brenga e saj është e thelle, nuk ka balsam ta shëroje….
Ishte ne adoleshencën e saj, kishin filluar miqësitë dhe mendimi se kishte filluar te formohej si një femër e bukur, një frutë qe kishte filluar te piqej.
E sinqerte shume besonte tek te tjerët, i krahasonte te gjithë dhe i gjykonte si veten e saj.
Një dite ne fillim pranvere si sot, duke ecur ne krah te nje çun moshatar edhe ai, i bukur çapkën, bisedonin lirshëm.
Kur befas djaloshi e tërhoqi nga supet e njoma e ktheu me nje fryme nga vetja dhe buzët e tyre u puthiten ngadalë, por shume gjate. Te dy nuk ishin me vetvetja. Asgjë nuk ekzistonte.
U shkunden, te dy panë njeri tjetrin dhe vazhduan ecjen.
Qysh atë dite secili nga ata i shmangej shokut.
Por ajo nuk e harroi atë puthje, qe i njomi per here te pare ato buzët aq te njoma, aq te bukura.
Rrjedha e jetës e çoi ne krijimin e një familjes ku fruti ishin dhe tre fëmijët qe linden njeri pas tjetrit.
Problemet familjare, streset merrnin kohen me te shumte te saj, por kur mbaronte punët dhe kishte pak kohe, mbyllej ne dhomën e saj dhe tere dufin e shpirtit e nxirrte duke dëgjuar muzike me zë tepër te larte qe te mbyste klithmën e shpirtit te saj.
Dhe lotonte vetëm lotonte dhe përsëri kthehej ne atë puthjen e pare aq te njome.
Ja edhe sot i flet detit ta dëgjoje ta ndihmoje, por edhe deti nuk e kupton, por i largohet ftohte.
Edhe ne mbrëmje vjen buze detit dëgjon feshferimen e lodhur te dallgëve gjate ditës, ngre kokën dhe këtë radhe brengen e saj ja rrëfen yjeve, por edhe ata fshihen pas ndonjë reje.
Askush nuk e dëgjon, asnjë nuk e kupton.
Sa e vuan atë puthje “njomcake” te rrëmbyer dikur.
Ajo puthje i rrotullohet kudo i hyn ne shpirtin e saj e godet keq e shkelmon dhe përsëri e torturon.
E ka pare Ate, qe e beri te dritherohet ne Tirane.
I kaloi shume prane me Ate, tjetren prej krahu.
U kryqezuan veshtrimet, sy nder sy, por nuk e fali nuk i foli, megjithese, kur iken nuk mund te mos kthente koken dhe e ndoqi silueten e tyre deri sa i humbi nga syte.
U mundua te gjej nje mik, qe ti hape shpirtin e saj, por te gjithe e shikonin si nje mall per ta shfrytezuar.
Dhe perseri kthehet ne shtepi me kembet, qe terheq zvarre.
Asgje nuk ja mbush syrin. Ben detyrat familjare dhe mbyllet ne dhome dhe ashtu melankonike, qe eshte degjon muzike me ze te larte dhe perseri loton, por nje dite edhe lotet do ti thahen edhe shpirti nje dite, do ti vyshket,
…Por Ajo akoma shpreson, se dikush do te perpiqet te njohe shpirtin e saj te dritheruar, nga ajo puthje “nomcake” , qe e beri te rrenqethet deri ne palcen e shpirtit te saj….