Pirro Minella Millona:”Ahh…Ne,brezi ynë


.. “Ahh…. Ne, Brezi Yne që dikur kishim shumë parametra më njerëzore se brezi i sotëm…!!!”

…..Po kthehesha nga shëtitja e mëngjezit si zakonisht nga Liqeni dhe mendova të kaloja nga shkolla “Petro Nini”.

Kur përballë u ndesha me një mikun tim të hershëm.

U takuam me mall, kisha dekada pa e takuar.

Kur befas miku im shikoi, qe nje vajze te re i ra dicka nga dora

-Goce- i thirri me ze pak te larte. Te ra thesari yt.

Asaj i kishte rene nje kokerr molle e kuqe.

Goca u kthye u perkul e mori mollen dhe kthehu koken e vazhdoi rrugen.

Na beri cudi te dyve. As per etike nje flm, ose me e pakta nje levizje koke.

U ktheva nga miku im dhe i thashe vetem kaq

” Ne i perkasim brezit te “dikurshem”

Ahhh… Dikur..!!

E mbani mend se dikur pinim kafe me shoqerine ashtu te thjeshte vetem 5 lekeshe, “cikore”, kurse sot e pime secili me vete pa asnje njeri prane!!..

Edhe koha kishte kuptim te kater stinet i kalonim ne harmoni me njera tjetren, po shikoni sot ka vetem dy stine.

Sa gezonim secili ne punen e tij punonim vetem tete ore, po sot brezi i ri nuk ka numerim te tete orashit, shfrytezim kafsheror. Nuk ka numerim me!!.

Si ka mundesi qe dikur na dilte koha edhe te veshtronim qiellin, te shihnim ndryshimin e ngjyrave te tij, apo sa bukur ndiqnim kengen e zogjve, i njihnim nga zeri secilin prej tyre, apo ndjenim edhe aromen e dheut te laget, apo ate arome te barit te njome kudo ne lendinat pa fund, po sot na mungojne te gjitha keto!!

Ahh…. dikur luanim te gjithe tok si nje familje e tere, kurse sot luhet vetem lojra ne Playstation dhe PC!!

Dikur flisnim nga nga afer, duke e pare njeri tjetrin ne sy, po sot quajme biseden edhe nga SMS.!!

Brezi yne ecte ne kembe, kushedi sa eskursione benim, kurse sot dalin nga makina blejne buken ne lokal dhe perseri rrasen ne makine duke lene shtellunga tymi pas, pertojme te bejme edhe dhjete “capa”!!.

Jetonim shumica e popullsise ne nje apartament vetem deri 65 metra katror, brenda familje te medha dhe ndiheshim te lumtur ne harmoni se pershtateshim. Sot na mbyten vilat hijerende pa jete brenda ne to!!

Ahhh….. dikur u thonim te gjitheve; “Miremengjes!” dhe pyesnim per rrugen e panjohur nga ne!!

Ahhh…, sot kemi “navigator”, qe na e tregon cdo rruge !!

Sa e shijonim ujin e pire nga cezmat ne shtepite tone, kurse sot pijme uje nga shishe të blera dhe semuremi shpesh!!.

Ne i kishim dyert e shtepive te hapura, sic kishim edhe zemrat tona, sot jemi te mbyllur, vendosim alarme dhe kemi nje qen, mundesiht te races “ujk”, qe te sigurohemi te mos lejoj askush te afrohet dhe pa e ditur se eshte njeri i mire apo i keq!!

A e mbani mend dikur zgjoheshim ne mengjes, diten e pushimit te Dielen, per te ngrere se bashku me prinderit ne nje tavoline te thjeshte, sot shume nuk dine se cfare kane ngrene prinderit e tyre,”a kane a jo te hane dicka te thjeshte”!!

Dhe keshtu vargu i “dikur”, mund te vazhdoje edhe shume hapa te tjere….

….Dikur kishim kohën për veten tonë, sot nuk kemi kohë për askush.

E po kjo “Dikur”, quhej për Ne me plot kuptimin e fjalës “Jete”….!!!

About Post Author