Pirro Minella Millona:”Ajo, Aristokratja dhe askushi përballë saj….!!!”


Pirro Minella Millona

“Ajo, Aristokratja dhe askushi përballë saj….!!!”

…Ti je Zonja Fisnike, qe njoha ne takimin aq miqesor mes nesh te dy. Vetem me takimin e pare arrita dhe ta them sot me plot goje:

-Ti je Zonje, por zonje qe nuk ngjan fare nga anet e tona. Jeta ka bere qe sharmi yt te jete larg shume larg nga Ne, evropiane, tjetër stili yt, tjetër eleganca jote.

Je e lindur ne nje kontinent te bekuar. Stili yt i veshjes eshte krejt i vecante nga Zonjat e tjera te ketij vendi. Sharmi yt është e nje Aristokrate ne gen.

Shikoje Ti miop i shpirtit te ngushte.

Shikoje me qarte. Komplet Ti, Zonja Fisnike je art.

Autori eshte i plotfuqishmi Zot, qe te ka krijuar.

Shikoje gjate mos ja nda syte. Shikoje thelle. Shikoje edhe si lakmitar. Por kam bindjen se lodhesh kot ta kuptosh., Ate, brilanten e pa arritshme.

Megjithatë vazhdo shikoje me vëmendje, shikoji floket e zeza te bukura te buta, si mendafshi, shikoji cdo tipar edhe kur qesh, ajo di te fshehe lotet e shpirtit te saj te lenduare nga Ty.

Sa e forte eshte aq e brishte eshte ne shpirtin e saj bujar qe te fali miqesine . Eshte e tera nje Art delikat, qe vetem nje artist e zberthen.

E kupton e pe dhe ketu eshte fati yt, aq vlen Ti ne raport me te.

Nuk eshte grua, Zoti e ka skalitur ne art

Zoti është i vetmi Autor. Ajo eshte e plotfuqishmja, po Ti vetem ti duhet ti sherbesh si sherbetor i saj.

Po eshte e bukur, edhe ekstravagante i takon te jete.

Sensuale ne cdo levizje. Edhe kur te pershendet vetem me koke, edhe kur te dhuron nje buzeqeshje aristokrate.

Ne cdo moment eshte e bukur. Si personazh kryesor ne romane, por edhe aty eshte personazhi, qe autori ka fantazuar, qe vetem ne enderr e ka takuar se ne realitet nuk ka mundesi ta takoje.

Lexoje romanin e atij autori. Ne cdo faqe eshte personazhi kryesor, edhe ne melodirat me te bukura ne notat e pentagramit shfaqet ajo Aristokratja.

Shume piktore ngrene telajot afer kopshtit te saj, piktura ne te bardhe e zi dhe me ngjyra shume llojeshe. Edhe aty eshte Aristokratja jone..

Jam i sigurte, o i ngrate qe edhe ne breg te detit buze mbremjes mes valeve qe perkeledhelen ne kembet e tua shfaqet Ajo Aristokratja jone.

Edhe kur lagesh nga rrebeshi i papritur, nuk te lag shiu po rrebeshi i loteve te asaj Aristokrates sone.

Mendo Ajo eshte “Magji” Aristokratja jone.

E kupton nuk ka asnje kornize qe mund ta mbaj ate statike aty.

A mund te mbyllen ne kornize, enderrat, deshirat apo pasionin e saj,

Gabohesh Miop klasik.

Eshte lindur per te qene Zog i lire, me krahet, qe perplasen fort per te marre fluturimin e rradhes.

Ajo ngjan si dallge e fuqishme ne oqean, apo uragan ne cdo cep te botes.

Para sharmit te saj shkrintaret shterojne.

Kush i prishi urat e komunikimit me te, kush u mundua ti veje pengese ne perballjen e saj.

Pasioni i saj e ben detin te shkumbezoje.

Forca e saj eshte shkaterrimtare edhe malin me te forte e shkermoq e rrezon perdhe.

Nese dikush mendon se ate Aristokraten tone e ka zbuluar, nese mendon se brenda shpirtit te saj ke eksploruar, harroje se e ke njohur ate.

Ajo cdo dite te zbulon dicka te re.

Ajo eshte me e thelle se nje oqean edhe me te degjuarin.

Ajo eshte Oqean Univers, Oqean me Yjesi.

Ti miopi ke eksploruar vetem nje grimce. Nuk ke force te eksplorosh Universin.

…Lere miop Zonjen Aristokrate te endet Zog me krahe te fuqishem te lire…

About Post Author