Ajo… Deti dhe Dashuria e humbur…!!!”
….E shikoj çdo dite aty buzë bregut, me ecjen e saj të ngadalë, duke kuvenduar me detin me mikun më besnik te saj.
I flet detit:
-Det, që përplas dallgët e tua në këmbët e mia, lehtë, lehtë, të pabesa këto dallgë, si vetë heshtja, që më vjen nga larg.
Bashkë me dallgët, që përplasen, që puthen me njëra tjetrën në heshtje, këtu poshtë këmbëve të saj, shikon larg në horizont, atje në një pikë, që është e pakapshme, si vetë kujtimet e saj.
Ahhh…!!
Kujtimet, që humbin në humbëtirën e kohës së largët dhe ngadalë pika e lotit nuk i bindet rrëshqet ngadalë dhe bashkohet me dallgët e lehta të detit këtë verë të nxehtë.
E rëndë heshtja, më therrëse në dhëmbje, se edhe një fjalë të thënë ashtu të pamenduar dikur diku, kurse Ajo qëndron këtu e heshtur, ku këmbët ja lag, ky det i shtruar, qëndron e mërzitur,e dëshpëruar, e malluar, pa shpresë.
Dielli zbehtë diku larg në horizont.
Ajo ndjen thellë dhimbjen në shpirtin e saj të dërmuar.
Ai është harruar diku atje larg në atë pikë të horizontit.
Kurse Deti e përkëledh lehtë me dallgët e tij, i flet me shushërimën e dallgëve:
“Eja këtu hidhe tutje trishtimin, flake tej, atje tej në bregun e largët”.
Sa mall, sa dashuri, sa ndjenjë dikur..!!
I thoshtë me fjalë zëmre :
“Ti je ëndrra ime”,
Por sot ajo ka mbetur diku e strukur, e fshehur në skutën më të thellë të shpirtit të saj.
Megjitheatë vegimi i shfaqet bukur;
“Jam unë, të shikoj me sytë e mi, gazmorë, të qeshur si dikur, harruar në përqafimet e ëmbla, plot pasion, tepër të zjarrta.
Ti, ishe gjysma e zemrës time, eja ta bashkojmë me gjysmën e zemrës time ta bëjmë të plotë atë, të rrahe vrullshëm.
Të shkojmë me këtë zemër të plotë në parajsë”.
Por vitet bëjnë punën e tyre, largohen çdo herë nga një e nga një, janë shumë vite, sa shumë vite larg.
Dhe sot pikërisht, sot në këtë që sapo u shfaqën, ato retë që vrapojnë ndjekin njëra tjetrën dhe zhduken në horizont dhe Ajo i ndjek e hutuar me mendimet e saj akoma më të zymta.
Dhe silueta e tij zvogëlohet e largohet ngadalë deri sa humbet, nuk shikohet më, nuk ndjehet më.
Dashuria si, ajo lule e brishtë brënda saj, është vyshkur, është zbehur, nuk ka jetë.
Ajo e hedh larg, shumë larg me mendimin, se nuk ka për të ardhur më tek Ajo, ashtu e fishkur si është pa jetë.
Psheretiu thellë, aty e lagur buzë detit dhe lotët ju shtuan jo vetëm nga sytë, por edhe nga zemra e vrarë, kujtimet u mbyllën në sirtarin e harruar mes shënimesh të zhubravisura, zemra ashtu e plagosur i pëshpërit:
“Mos u mërzit e bukura ime, i ka jeta edhe këto”
Ngrë kokën dhe i buzëqesh diellit, që del pas atyre reve të arratisura dhe Ajo hedh vështrimin larg e menduar, por e vendosur për të marrë udhëtimin e saj.
Në atë udhëtim është Shpresa.
Buzë detit një çift po kalonin të përqafuar, i ndoqi me sy deri sa humbën larg dhe befas u kthye përsëri nga deti dhe me vështrimin e saj të menduar
….Jeta vazhdon, po vazhdon edhe pa Atë, do të përpiqet ta shijojë edhe më të bukur dhe deti e përkeledh me dallgët e tij në këmbët e zbathura dhe Dielli e ngroh më shumë me rrezet e tij plot ngrohtësi…!!!
