Cikli: kujtime nga Gjirokastra!!!
…. ” Një portret i gdhëndur me kujdes në memorjen time fëminore…!!!”
….Nga takimi para disa ditësh me shoqet e fëmijërisë, kujtimet na çuan drejt qytetit tonë tzë dashur Gjirokastrës…
Shumë mall, shumë kujtime, shumë mbresa…
Mars 1963, rikthim në Gjirokastër. Transferimi i bushit në Repartin Ushtarak 9357, Kordhoc-Gjirokastër.
Filloi simestri i ri i vitit shkollor. Isha në klasën e parë. Babi më mori prej dore dhe më solli në shkollën “Koto Hoxhi” vjetër, në Varosh.
Urania, mësuesja ime e dashur, më pa që rrija aq i ndrojtur, më kapi dorën e vogël, ma ngrohu me dashurinë e një nëne dhe mësuese, më uli në një bangë me shokun e fëmijërisë Kadri Karagjozi (Kerri).
Nuk harroj ngacmimet e Kadriut duke me shtyrë dorën gjatë bukurshkrimit, duke me deformuar gërmat qe mundohesha ti zbukuroja . Më thoshte shpesh:
-Ik në Elbasan, kjo është banga ime, shkolla ime, qyteti im.
U ankova tek im atë. Me sa me kujtohet erdhi nga fundi i marsit dhe pasi bëri nj bisedë për një përvjetor, bashke me Zotin. Ferhat Karagjozi (Kërri), mësuesi, por edhe babai i Kadriut, erdhën në klasën tonë.
Pasi u përshëndetëm me ne nxënësit, babai ju drejtua Kadriut:
-Kadri, ti e ke shtëpinë në “Hazmurat”, kurse Pirro ka lindur në “Varosh” dhe shkolla juaj ndodhet në “Varosh”, pra edhe banga juaj ku rrini te tre. Pra Pirro edhe lagjen edhe shkollën edhe bangën e ka në lagjen “Varosh”
Ndërhyri Z.Ferhat Karagjozi (Kërri) dhe na u drejtua te dyve:
-Çohuni, dilni para klasës dhe përqafohuni fort. Ju jeni të dy shokë të mirë dhe kështu dua të mbeteni për jetë.
Edhe sot pas 60 vjetëve e mbaj mënd atë portret fisnik te Z. Fehrat Karagjozi (Kërri).

Nuk harroj atë veshjen e tij aq fisnike, kostumi blu me viza të gjera, ngjyrë hiri, këpucët i feksnin nga llustra, nuk harronte kravatën po me ngjyrë blu të errët dhe në dorë kishte një çantë lekure.
E mbaj mënd si njeri i dashur, por edhe tepër i rreptë në detyrën si mësues.
Më vonë mësova për kulturën e tij perëndimore, fliste, shkruante, por edhe përkthente në gjuhët frëngjisht dhe italisht.
Por edhe më shumë mu shtua respekti për të nderuarin Z. Fehrat Karagjozi ( Kërri) kur mora vesh se ishte “normalist” i “Normales” të Elbasanit…
…Mirënjohje për plejaden e mësuesve të mrekullushëm që na kanë shoqëruar në udhëtimin tonë jetësor….