DEDIKIM MIKUT TIM JOSIF. M, NË PËRJETËSINË E TIJ TË QETË!!
…..”Dashuri studentore e vrullshme e thellë, por “stacionare”…..!!!”

…Mbasdite nuk kisha dëshirë të dilja, por telefonata e një mikut tim, komshiut të këndshëm më bëri të vishem shpejt e shpejt dhe të gjëndem tek tavolina e tij.
Me cigaren e përherëshme në dorën e djathtë e mikut e tij, më tha:
-Do të të rrëfej për një dashuri të humbur nga Unë, ndihem fajtor, të zgjodha Ty, të rrëfehem se shkruan bukur dhe dëshiroj ta lexoj nga Ty, atë, që do të rrefej Unë….
Isha student në ato vite, që ke qënë edhe Ti, biles një godine kemi banuar dhe nuk jemi njohur. Nejse.
Më pëlqente një vajze lozonjare, e kolme, me një shtat mesatar me flokët ngjyrë gështenjë të lëshuara mbi ato supe te njoma, ishte tepër e heshtur, fshehte thellë një trishtim.
E shikoja gjithmonë në mensen ku hanim, e di Ti tek menca Nr.3. Ajo ulej e vetmuar në një tavolinë larg nga të tjerët.
Hante e menduar pa asnjë nerv, çohej dhe ikte.
E ndoqa një ditë dhe në godinen ku hyri pyeta, duhej të ishte studente e ekonomikut.
Erdha dhe tek godina e fakultetit dhe një mëngjes e pashë.
U sigurova. Pyeta disa shokë të mi bashkëqytetarë dhe më dhanë të dhënat më të hollësishme. Ishte nga qyteti im.
Kështu një ditë e ndalova, kur po kthehej nga mësimi, ashtu e vetmuar.
I thashe, se dëshiroja të njihesha me të.
Edhe shumë fjalë të tjera, që nuk i kujtoj.
Nuk fliste, vetëm dëgjonte. Ndërkohë ne ecnim drejt Qytetit të Studentit. U futem te dy në mensën Nr.3.
Morëm ushqimin e drekës dhe u ulëm në tavolinë.
E kisha kaluar hapin e parë. E lashë për pak ditë në qetesinë e saj vetmitare. Një mëngjes e prita tek mensa, erdhi më pa, që po e prisja me tha:
-Mirëmngjes
Dhe pasi mori ushqimin u ul me mua. E shoqërova deri ne fakultet.
Filloi një afrimitet i bukur. E ftova dhe në shfaqen e një filmi tek Kinema”Agimi”, ishte më larg dhe më qetë.
Ne erresiren e salles ne nje moment i preka gishtrinjte e saj.
Ndjeva ngrohteine e tyre. E afrova pas vetes time dhe e putha rrëzë veshit.
Nuk kundërshtoi vetëm tha:
-Mos se na shohin.
Ishte pragu i fillimit të një dashurie.
Kaluam shume mire bashkë, aq sa na kishin zili. Nuk të përshkuaj ditët e darkat e bukura, që kalonim bashkë.
Ajo ishte poete e dashurisë. Në një nga mbrëmjet tona në Kodrat e Liqenit e strukur në gjoksin tim më recitoi për dashurinë:
” E ku ka gjë më të bukur të ndihesh e dashuruar?!
Te jete valle kaq e bukur kjo ndjenje?!
Syte e mi mbushen me lotë gëzimi kur shikoj njerëz shumë të dashuruar, shpirti im ka fluturuar në luginën tënde të jetës dhe jam e jotja, nuk e shpreh dot se çfarë më dhuron kjo ndjenjë dashurie për ty, nuk dua të shkeputem nga kjo ndjenjë…”
Me pa thellë në sy. Sytë e saj ishin të përlotur, me ata lotë si diamante, që rrokulliseshin për mua.
Ndaloi rrëfimin, uli kokën dhe piu në heshtje kafenë e harruar, Cigarja në dore kishte marrë udhen e saj….
Tha vetëm në fund:
“Dashuri studentore e vrullshme e thellë, por jetëshkurtër”.
U ndamë, kur më emëruan diku larg në një rreth të vogël dhe të largët…
E mbajta brenge kaq vite, por Ti ma nxorre nga pluhuri i harresës. Të faleminderit miku im për vëmendjen tënde. Të lutem dua ta thurrësh mbase ndonjë shoqe saj do ta lexojë dhe do tja dërgojë si kujtimi më i bukur që Unë kam në jetë!!….
…E postova sot se miku im është në përjetësinë e tij, “Covidi” ja preu në mes jetën e tij. Sa dëshirë kishte ti thurrja librin e jetës….