Pirro Minella Millona
Dedikuar datëlindjes të poetit Andon Zako Çajupi ne 156 vjetorin e lindjes!!!

… “Ne përvjetorin e datëlindjes së Poetit te madh të Rilindjes Kombëtare Andon Zako Çajupi…!!”
…Mëngjes herët mora rrugën për te busti i Rilindësit te madh Poetit Andon Zako Çajupi. Është datëlindja e tij e 156-të
U mblodhën shumë pjesmarrës nga Zagoria.
Na priti Mitro Saqellari, N/Kryetari i Shoqatës ” Zagoria” me koktejin e zakonshëm, dikujt një gotë raki, dikujt një gotë verë, apo edhe një gotë Shampanjë.
Edhe buqetat me lule nuk munguan. Fotografitë e rastit dhe ceremoninë e hapi Z. Pirro Loli, i cili mban titullin “Mjeshtër i Madh”. Tepër interesant ne thënjet e Z. Pirro Loli.
Pastaj fjalën e morri Profesoresha Znj. Eva Qorri.
Edhe fjala e Profesor Stavri Trako u prit me interes.
Secili nga folësit si Znj.Evanthi Loli, përmëndi vlerat e Poetit te madh të Rilindjes Kombëtare.
Po kështu me interes u prit edhe fjala e Znj. Sofika Gjici (Hodo)
Interesant ishte recitimi i nje poezie te Çajupit, nga një kalimtar o rastit.
Në këtë event nuk munguan edhe vëllezërit Harallamb dhe Jorgo Qirko, Harrillo Bita dhe pjesëtarë të tjerë nga Zona e Zagorisë….
Pastaj festimit shumë pjesëmarrës u drejtuan në lokalin “Gjakova”, ku u shtrua një drekë me pjesëmarrësit.
Kuptohet dollia ishte e pranishme dhe pas pastaj nuk mungoi kënga labe, nga grupi polifonik me marrës Miço Duri dhe Arqile Nika..
Fjalën e morri Z. Mitro Saqellari dhe kërkoi të zdjidhej Kryesia e re e Shoqatës ” Zagoria”
Me votim të hapur u propozuan këta anëtarë:.
1- Znj. Eva Qorri ( përfaqësuese e Zhej)
2-Znj. Sofika Gjici ( përfaqueses e Doshnice )
3- Znj. Eli Bici (përfaqësuese e Sheper)
4- Z. Andon Bita (përfaqësues i Zhej )
5-Z. Andon Pango ( përfaqësues i Topovë )
6-Z. Mitro Saqellari (përfaqësues i Hoshteve )
7-Z. Pirro Loli (përfaqësues i Koncke )
8-Z. Spiro Kaso (përfaqësues i Sheper )
9- Z.Vasil Fociro (përfaqësues i Nderan ) (nga Zhej )
Z. Mitro Saqellari, propozoi, që zgjedhja e Kryetarit të bëhet nga Kryesia në nje datë tjeter, ku të hidhen dhe objektivat për vitin 2022-2023 .
….Duke u përqafuar dhe uruar ditë të gëzueshme pjesmarrësit u shpërndane, duke marrë me vete ato momente aq të bukura ne datëlindjen e te madhit Andon Zako Cajupit…