Pirro Minella Millona
Dedikuar Elsa Leka-Prendi !!!
… “E mbani mend Elsen e “vockël”, qe edhe te qarën e kishte melodioz nga zëri i mrekullueshëm…!!”

….Një fëmijë e shëndoshë me flokët kaçurrela, qe me shpërndaheshin kudo, por sidomos me mbulonin balluket e mia ballin aq kapricoz.
Thonë qe edhe te qarën e kisha shume melodioze, nga zëri i mrekullueshëm.
Kisha lindur për te kënduar tere jetën. Sapo hodhët hapat e pare dhe me erdhi “goja” qe i shqiptoja fjalët, qe te tjerët mund tu merrnin kuptimin e tyre, unë fillova te plotësoja “repertorin” e lengeve. Ne çdo gosti e darke familjare me hynin mbi tavoline dhe unë ne komplet trupin këndoja këngët.
Ne fillim këngët e femijerise dhe pastaj këngë te “zgjedhura”
Edhe aty ne portat e jashtme ne lagjen “Varosh” ku banoja mblidheshim ne fëmijët dhe unë organizoja “recitalin” tim me këngë te zgjedhura.
Babi, duke pare talentin tim dhe veshin për muzike rreth 6 vjeç, një dite me merr për dore dhe përfundojmë ne Shtëpinë e Pionierit :Fato Berberi”
Me regjistron ne rrethin e muzikës. Kur erdhi radha ime dola para profesorit te muzikës, Haxhi Selfo dhe ligjërova dy këngë. Zërin tim profesor Haxhi Selfo e pëlqeu shume. Kështu fillova rrugën e bukur te “këngëtares” me karriere te gjate profesioniste…
Merrja pjese ne çdo koncert qe zhvillohej ne Gjirokastër. Por më me vlere ishte pjesëmarrja për here te pare.
E mbaj mend si sot. Kur erdhi radha ime te dilja para spektatoreve , u afrova tek mikrofoni dhe shtanga, u hutova. Isha e vogël dhe mikrofoni nuk ul;ej aq poshtë. Me dolën lot nga sytë. Ne moment dikush me sjell një stol.
Unë hypi mbi stol dhe këndova me tere fuqinë e shpirtit tim.
Ishte kënga e pare “zyrtare” dhe suksesi i pare qe do me shoqëronte kurdoherë me vone.
Isha kudo e pranishme. Per profesor Haxhi Selfon isha “muza” e tij muzikore. Kam marre pjese edhe ne Festivalin e Këngës për Fëmijë ne Shkodër diku nga klasa e trete apo e katërt.
Duke u rritur duke e përforcuar karrierën time si këngëtare.
Mbaj mend qe edhe ne Estraden e Qytetit kam marre pjese. Ne fillim si zëvendësuese e këngëtares Eftimi Llambro, kur ajo ishte shtatzënë si për herën e pare dhe për herën e dyte.
…Miku im me ktheve ne ato kohëra aq te bukura, te fëmijërise dhe te rinise time te papërsëritshme….
Pirro Minella Millona
Tirane, me 18 Janar 2021.