Pirro Minella Millona:Dedikuar grupit popullor ” Na bashkoi kënga popullore”


Pirro Minella Millona

Dedikuar grupit popullor ” Na bashkoi kënga popullore”

….” Na bashkoi kënga popullore….!!”

…..Ne shëtitjet e përditshme jo rralle jam ndeshur me këngëtarin Agim Duron, i cili me bashkëshorten bëjnë xhiron e mëngjesit. Një mëngjes diku para disa muajve, andej nga “Biçikletat”, u ndeshem përballë.

U thashë miremengjes te dyve. Ndaluan na takuan dhe vetëm pak çaste i mbajta.

-Ne, Agim i përkasim një brezi. Te dy kemi qene studente te te njëjtin periudhe. Ju mbaj mend kur krijuat Grupin e famshëm ” Na bashkoi kënga popullore”

Ne një nga ditët qe do te vijojnë, do tju printoj një skice qe do te thur për te kujtuar grupin tuaj.

-Bukur-me tha Gimi. E pres me kërshëri ta lexoj.

Dhe ja sot u ula dhe thura skicën…

Grupi është krijuar fare rastësisht ne vitin 1978. Iniciator kane qenë tre: Nimet Salabegu. qe ishte klarinetisti, tjetër ka qenë Sazan Binjaku, ( për fat të keq u nda nga jeta shume shpejt), ishte kitarist nga Elbasani dhe Piro Pano nga Korca.

Pjesëtare te tjerë kane qene: Aleksander Paloli, ne firzamonike nga Fieri, Fatmir Fani, ne Flaut nga Shkodra, Nikolin Miraj nga Shkodra, me vone erdhi edhe Frederik Ndoc, ne periudhe kohe 2-3 vjecare, Me vone u bashkua Neki Kastrati dhe Agim Duro, si solist i atij grupi.

Te gjithë pjesëtaret qëlluan në një klase dhe ne një vit shkollor, qe ishin me instrumenta te ndryshëm, kështu bene te mundur krijimin e këtij grupi.

Te gjithë pjesëmarrësit kane qene nga krahina të ndryshme. Ne repertorin e këtij grupi ata sollën pjese nga te gjithë trevat e Shqipërisë.

Ata kane dhënë një provim për folklorin. Para se të jepnin provimin duhet te këndonin nga 50-50 këngë nga të gjitha krahinat.

Këto te shkruara ne fletore dhe ti këndonin te gjitha. Ata here pas here mblidheshin ne dhomën e konviktit dhe bënim “aheng” dhe e panë te udhës, qe te hynë në këtë provim si grup.

Profesori Benjamin Kruta, kur ja treguan se ata do ti këndonin te 10, ngeli pak i befasuar.

I la te konkurronin për ne fund. Atë dite te provimi filloi nga ora 8 e mëngjesit deri në 10 te darkës, i dëgjoi te gjitha këngët dhe u tha se nesër,u kërkoi pasaportat ti kishin me vete dhe i priti në Televizionin Shqiptar.

Ai kishte biseduar me drejtuesit e Televizionit Shqiptar ka qenë viti 1978, I shkollës se larte, kënduan rreth 30 minuta, ne mënyrë te thjeshte pa muzike.

Kjo u mirëprit shume mire. Ata me vone bashke me këtë profesorin menduan, qe ta krijojnë këtë si grup dhe te fillojnë ti ndërtojnë këngët dhe ti përpunojnë me pastër ne mënyrë te shkolluar.

Te gjithë ishin studente te Akademisë se Arteve .

Kështu u përpoqën pastaj dhe bene koncertin e parë recital I plote qe zgjati plot2.5 ore, ku morri pjese edhe Zeliha Sina dhe kane dhënë koncert ne Teatrin e Operës.

Kur është dhënë ky koncert ne 15 shfaqjet e para nuk kishte asnjë bilete ne sportel dhe ishin te gjitha te shitura.

Atëherë u mendua, qe te jepnin shfaqjet ne ambiente me te mëdha Dhe kështu filluan turnetë neper rrethe, ne pallatet e sportit, ne Korçe, Elbasan, Vlore, Shkodër, Tirane.

Ndoshta ka qenë një nder grupet qe ka lënë gjurme ne këngën popullore shqiptare, qe diskutohej me shume kënaqësi.

Ne kulmin e vet ky grup beri atë qe biletat e koncertit te priteshin për jave te tera, duke zënë rradhen qysh herët ne mëngjes.

Por fama e grupit i kaloi kufijtë e Shqipërisë duke kaluar ne Portugali dhe ne vendet e Afrikës Veriore.

Pastaj filluan koncertet e reja premier çdo vit.

Benin edhe nga dy premiera, sepse ishte edhe dekada e majit. Ata ia dolën te arrinin këtë sukses, sepse patën edhe një ndihmese te madhe, u toleruan shume, sepse futen edhe këngën arbëreshe. Sepse atëherë ishte tabu, quhej këngë e huaj bile edhe kënga kosovare quhej “këngë e huaj.

Kishte këngë  korçare, qe i  quanin këngë erotike. Ne korin karakteristik te Korces këndoheshin këngë patriotike me shume, ndërsa këngët lirike ishin me te kufizuara.

Edhe kënga “Perëndeshë e bukurisë” ne atë kohe nuk këndohej, sepse ishte fjala perëndeshë, qe njihej perëndia.

Ata u toleruan ne këtë sens edhe nga dashamirësia, sepse tërhoqën shume publik dhe mbushen sallat plot.

Popull, dhe veçanërisht rinia këngët popullore nëpërmjet performances filluan ti respektojnë, ti pëlqejnë dhe ti ndjekin. Koncerti i pare i plote, jashtë shtetit është kur shkuan në Portugali me ftese te një force politike qe ishte atëherë ne pushtet.

Kjo beri shumë jehone edhe shtypi. Merita kryesore ishte e folklorit, qe është me te vërtetë një thesar, qe na ka nderuar kurdoherë. Ky ishte turneu i pare.

Pastaj vazhduan radhe turnetë edhe ne Turqi ne një festival. Kujtimi me i keq nga këto turne, atë te bere ne Algjeri dhe ne Tunizi. Turneu ishte shume i  suksesshëm. Aq I suksesshëm sa midis trupave shume profesioniste si ato ruse, ukrainase, rumune, ata u vlerësuan ne mënyrë te jashtëzakonshme ku kishin mare edhe 5 çifte nga Teatri I Operas. Kujtimi i keq ishte, sepse atyre u mbaronte vizat ne mes te turneut të festivalit dhe ikën pa mbaruar festivali dhe pa marë çmimin. Kjo ka ndodhur ne vitin 1987.

Turne tjetër, qe ka qe qene shume i bukur, kur Komiteti i Arbëresheve erdhën ne Tirane dhe panë një shfaqje te grupit me këngë arbëreshe .

Ata propozuan qe te bënin një koncert me këngë arbëreshe, në Kalabri, atje për tre vjet rresht bene tre koncerte, këto koncerte i orkestronte Pirro Pano, qe sot është ne Itali tek arbëreshët.

Kane shkuar deri në Sicili ku janë disa komuna me arbëreshe , por edhe ne Pulia dhe afër Foxhia ne Veri te Italisë.

Ja 11 pjesëtarët e grupit “Na bashkoi kënga popullore”

-Nimet Salabegu -klarinete

-Mark Matathia- Violinist

-Filip Fano- violinist.

-Sazan Binjaku -kitarist nga Elbasani.

-Piro Pano nga Korça.

-Aleksandër Paloli- firzamonikë nga Fieri.

-Fatmir Fani – Flaut nga Shkodra

-Nikolin Miraj -nga Shkodra.

-Frederik Ndoci,

-Neki Kastrati

-Agim Duro.

Grupi u shpërbë pas vitit 1991me ndryshimet e thella qe ndodhen ne vend

…..Disa këngë nga reporteri i grupit “Na bashkoi kënga Popullore”

-” Doli Vasha”,

-“këngë Dibrane”.

-Këngë Krutane

-“Kam shtëpinë e re”,

-“Karafilat qe ka Shkodra”,

-“Këndo Bylbyl”, “Kolazh Korcar”,

-“Mi gezofsh 15 pranverat”,

-Potpuri “Këngësh Shqipërisë se mesme”,

-Potpuri “Këngësh Fierake”,

-Potpuri “Këngësh Kosovare”,

-“Tek Kroi”,

-“Tri këngë popullore Shkodrane”,

-“U takuam ne rruge te ngushte” e shume te tjera….

Shënim :Janë shfrytëzuar materialet arkivore dhe materiale te tjera ne Internet..

About Post Author