Pirro Minella Millona:Dedikuar Hysni Hatipit në 15 vjetorin e përjetësisë!!!


Pirro Minella Millona

Dedikuar Hysni Hatipit në 15 vjetorin e përjetësisë!!!

…..” Në Elbasan me Aktorin, të birin e të respektuarit “Lale Hysniut”…!!!”

…..Takim në Elbasan me mikun tim të hershem, Aktorin, por te them te drejtën tere periudhën e njohjes me te i kam thirrur Tori.

Edhe sot Tori po e thërras.

U çmallem, folëm për shume gjera kujtuam shume episode nga jeta ne Uzinën e Kobaltit, por edhe me vone e kemi ruajtur shume miqësinë.

Por sot kisha një objektiv tjetër. Do te kujtoja “Lale Hysniun”, e respektueshëm, goje dembelin siç e mbajnë mend elbasanasit.

E fillova unë bisedën “

-Tori, kam qejf një dedikim “Lal Hysniut”, besoj do me ndihmosh për ato qe unë nuk di. Kam lexuar diçka, por te lutem me korrigjo për ndonjë gabim te mundshëm.

-Nuk para bën gabime ti, Pirro, mbaj mend nga Kobalti, kur vinim ne zyre na habisje me përdorimin e makinës llogaritëse me strico e qaje e punoje pa i pare fare gishtat dhe numrat dhe rezultati i sakte gjithmonë.

-Dakord, po e marr si kompliment. “Lal Hysniu” lindur me 31 gusht 1919, ne Elbasan. E kishte qejf dijen dhe mbaroi “Normalen”. Një fakt interesant, Tori, “Lal Hysniu” ka pas punuar ne Ndërvarjen e Prodhimeve te Ndryshme me shef Spiro Tezhen.

-E sakte Pirro ne këto, ti lodron ne detin tënd te shifrave. Ne periudhën 50 deri 61 merr pjese si amator ne teatër.

Pastaj ne 1961 kalon si aktor profesionist ne Teatrin Profesionit te Elbasanit, me kolege te nderuar nga te gjithë mund te kujtoj Skënder Hoxha, Hysen Biza, Haxhi Sejko, Sabaudin Bordi, i madhi Demir Hyskja, i paharruari Shpëtim Shmili, Antoneta Kristo dhe lista vazhdon mbase edhe harroj ndonjë do me falin.

-Besoj, Tori emri yt Aktor e ka një domethënie.

-E dija qe do ma beje këtë pyetje se je i vëmendshëm nuk te shpëton gjë-buzëqeshi Aktori “Tori”

Ne vitin 1953 luan ne “Lulja e Kujtimit” te F.Postolit. Ne mbarim te katit te pare e lajmërojnë se erdha unë ne jete, u be me djale. Pergjigja e “Lalës” tim ishte, djali e ka emrin “AKTOR”. Ja këtë qe ke këtu përballë.

Vazhdon interpretimi ne role te tjera, si Luli tek “Prefekti”, apo “Zhordan De” tek drama “Zhordan De”, po kështu dhe ne dramën “Nu Tufan”, ne “Familjen e Peshkatarit”, krahas te mëdhenjve Demir Hyskes, Astrit Cermes apo te Dhimosten Papës.

Me vone 1970-1975, si inspektor skene.

-Ata qe e kane njohur e mbajnë mend “Lale Hysniun” për korrektësinë e tij shembullore, por sidomos te pamjes , te paraqitjes te tij sa me denje. Me pamjen e tij dhe sjelljen tepër korrekte te impononte respekt.

Ne mos gabohem ka punuar edhe ne bibliotekën “Qemal Baholli”

-Po e vërtetë punoi ne Biblioteke, hobi i tij ishte leximi tepër te veprave te ndryshme letrare.

-Po titullin “Lale Hysniu” ku e fitoi, Tori??

-Po, ne teatër ne shenje respekti dikush e thirri i pari “Lale Hysniu” dhe këtë e mori edhe ne përjetësi.

-Besoj Aktor, e shlyejtem sado pak një detyrim karshi “Lale Hysniut” Mbetsh me shëndet miku im.

…U ndava me Torin dhe ne mendje bluaja tere bisedën tone, për ta pasqyruar sa me bukur këtë skice për personalitetin e “Lale Hysniut”…

About Post Author