Dedikuar “Ijes” tonë të paharrueshme!!!
….” Ne heshtje te njoha, ne heshtje jetove me ne, ne heshtje ike, dhe sot heshtja jote flet shume, moj nënëmadhja “Ije”…!!!”
…Nuk e besova qe kane kaluar aq kohe plot njëzetë vite.
Pa ty “Ije”, e mira, e urta e përgjëruara, e ëmbla,!!.
Ashtu te mbaj mend unë “Ije”.!!
Trup imët e qete, nuk te ndihej zëri kurrë. Ata sytë e bukur larushe vetëm mirësi e dashuri përcillnin.!!
E mbaj mend njohjen tone te pare. Erdha ne shtëpi atë mbasdite se Dola ishte me përgatitjen e diplomës dhe do ti sillja një libër.
I kishe kërkuar Doles te njihje “dhenderrin” e katër, dhe plotësohej ekipi i dhëndurëve.
Ishte fillim maji!!
Dite e bukur e freskët, unë isha veshur bukur edhe flokët i kisha krehur me kujdes, isha ruajtur “taze”. Edhe pak livando kisha hedhur, ne fakt gjermanet me kishin dhuruar parfum shume te mire te tyre.
Edhe unë kisha emocione nënëmadhja “Ije”!!.
Dola ta kishte plotësuar portretin tënd. Hypa shkallet e katit te dyte dhe dera djathtas. Trokita lehte. U dëgjuan hapat shume te lehte dhe ne dere u shfaqe Ti “Ije”!!
Dola te kishte përshkuar bukur, por une u habita me ate ëmbëlsi qe kisha para. Grua e imët , me një fytyre te lëmuar, me shami te lidhur ne koke. Me dhe doren.
Unë te përqafova dhe Ti, aty rreze veshit me the fjalën :
“Bir ardhsh këmbëmbare, te ka pritur “Ija” te vinte kjo dite”…..
O zot sa afërsi tregove. E dija nga historia, qe me kishte treguar Dol,a se ishe e djegur për një djalë, katër djem dhe asnjë nuk te kishte jetuar.
Por ja Zoti te “gostiti” me katër djem, “dhendurret ” e tu!!.
U ula dhe Ty, “Ije” nuk te mbante vendi.
E thirre Dolën ne cep te kuzhinës, nga biseda shkëputa fjalët e tua: ” Mos e humb nxirri Pirros, reçelin qe e pëlqen aq shume”.
Edhe midenë time e dije, kishte blere reçel qershie. Edhe një gote uji te ftohte, atë pecete bore te bardhe.
U ule pranë meje. Dhe me sa dashuri me hodhe krahun e dobët ne supet e mia dhe me fërkove shpatullat me aq ëmbëlsi e delikatese, sa unë nuk merrja fryme, qe te mos me shkëputje ajo mrekulli, qe po provoja.!!
Aq kohe sa qëndrova me pyete për mamanë “krushkën” tende, qe tere jetët tuaja shkuat me shume se te ishit motra.
Ahhh “Ije” sa ore e nete te gjata, duhet te shpalos unë shpirtin tënd aq te bukur,
…Jam i sigurte se here pas here do te kuvendojmë bashke, do te rendis te gjitha virtytet e tua dhe nuk besoj se do te plotësoj atë figurën e bukur te “Ijes” tone te paharruar….
Tirane, me 5 Janar 2021.
