Pirro Minella Millona:Dedikuar mikes time. Flm Nermin Zaimi!!!


Dedikuar mikes time. Flm Nermin Zaimi!!!

…”Dashuria juaj sjell botën t’ime në lëvizje, po imja…??!!”

…Amanetin nuk e tret as dheu!!
Unë do e mbaj mikja ime!!
Te kam premtuar dikur, një libër do te jete ne vitrinat e librave këtu ne Tirane. Për ne te dy për dy botet tona.
Autor emri im, muza e frymëzimit emri yt.
Ti nuk e mbajte fjalën nuk me dhe mundësinë te jesh muza ime, u mërzite mikja ime, por harrove, se kisha dhjetëra vjet, qe nuk kisha asnjë pike takimi me Ty, as një shenje, humbe diku thelle ne mërgimin e largët.
Ku te te gjeja, por bota është e vogël mikja ime, mbase jo si dikur ne një qytet ne lagje te ndryshme me pike takimi stacionet e autobusëve te kombinatit, por diku ne hapësire ne eter është fryma jote është qenja jote.
Po e filloj librin mikja ime me kujtimet e mia me ato pak qe mu risollën këto kohet e fundit. Nuk do ta mbaroj pa ardhur Ti si atëherë e qeshur plot frymëzim muze.
Nuk e përfundoj, se e di qe ti ashtu e heshtura nga larg shfaqesh me thërret me atë zë melodioz te ulet:
“E mbarove pa mua, a thua kaq shpejt mbarohet libri ynë.
Ti autor dhe unë muze. Mos valle kaq shpejt me harrove dhe e mbyll pa ate freskine qe kam unë për ty”.
Kështu here pas here letrat e zhubravitura te hedhura për gjate shtratit tim, ngrihem i marr dhe hedh te tjera kujtime.
Kështu rresht pas rreshti mbushen fletët me kujtimet qe vijnë vale vale.
Kur mbaroja valën e pare te kujtimeve dilja ne ballkon dhe ashtu fshehurazi i lutesha hënës te me tregonte ku fshiheshe Ti.
Ti ishe aty ne mes rreshtave te mia shtriheshe merrje jete.
Sa here mendoj se po i vjen fundi librit kujtohem edhe për kujtime te tjera çaste te bukura. Betohem se atë qe po shkruaj sot me kujtime është faqja e fundit dhe ta flak tutje lapsin, por nuk mundet kujtoj qe jam akoma i dashuruar me Ty dhe akoma ky libër nuk mund te mbaroje pa kthimin tënd pa frymëzimin e muzës prej teje.
Kur e fillova ate dite e mendova te shpejte fundin e tij dhe kur mendoj se sot është faqja e fundit e romanit tone e çuditshme e gjej veten ne fillim te librit, si ushtari qe ndron rreshtin.
Ndoshta romanin tone do ta gjesh te botuar dikur larg tepër larg, kur flokët e mi te mos u gjendet me asnjë shenje dhe flokët e tu te bardhe si flokët e bores qe bien shtruar dhe mbulojnë oborrin.
Por ka edhe një mundësi tjetër, qe ndoshta përveç teje askush nuk mund ta lexoj te botuar se ndoshta sytë e mi do te jene mbyllur ne fletët e fundit te pa mbaruar dhe vetëm ti e di sirtarin ku do tu gjesh ne atë sirtar te harruar…
…Do e lexosh atë libër, te pabotuar qe asnjëherë nuk pati fundin e tij por vetëm fillim dhe te mbetet Ty amaneti ta mbarosh dhe një kopje te ma sjellësh mua atje ne përjetësi…

About Post Author