Pirro Minella Millona:Dedikuar punonjësve të uzinës nikel-kobaltit!!!

…” Operacioni financiar i përfunduar me sukses, u shpërndanë 400 mije USA, ne favor te punonjësve…!!!”
….U takuam me mikun tim Agim Shembi, kur erdhi për ngushëllim, për kunatën tone te dashur. Na takoi te gjithëve qe ishim aty me takoi edhe mua, por nuk me njohu, kishin kaluar shume vite rreth 39 vite. Kur u ul ne karrike pas pak i drejtohem:
-Përshëndetje miku im kaq shume kam ndryshuar, sa nuk me njohe, ish shefin tënd te financës ne Uzinën e Nikel-Kobaltit??.
Atëherë me vështroi mire Agimi, u ngrit erdhi me përqafoi përsëri dhe pa u ulur akoma ne karrige hapi bisedën për atë ngjarje, qe e mbanin mend te gjithë.
Ju drejtua miqve, qe ishin ne dhome:
-Ky burrë, ka qene shef finance tek ne Uzinën e Nikel-Kobaltit, u be sebep qe ne te merrnim ne fillim te 1991, plot nga 474 mije leke (te vjetra) shpërblim, ose baras me rrogën e shume viteve se bashku.
U ktheva ne ato vite.
Ishte fillimi i 1991, po ndryshonin te gjitha maredheniet e mëparshme. Sistemi i mëparshëm ra. Puna u ndërpre kudo dhe ne Kombinatin Metalurgjik Elbasan. Une e kisha menduar largimin nga Uzina, ku për te marre largimin ishte një “kalavar” i vërtetë.
Dikush nga lart, qe e dinte shume mire qe ne llogarinë bankare ne valute te huaj Nike Kobalti kishte 400.000 USA, kuptohet nëpërmjet atyre “hijeve, me bën një propozim “interesant”, e thënë si neper dhembe:
“Shiko mundësinë e transferimit te atyre USA ne këtë firme. “X” Kuptohet ke edhe ti pjesën tende te majme”
Me tha edhe shumën, qe ishte marramendëse për atë kohe, por nuk po e përmend.
Atëherë i thirra mendjes. Po te largohesha unë, ata “hienat” e kishin te hapur rrugën per ti “përlarë” ato mijra USA.
Ishin ngritur Organizatat e Sindikaleve te Punëtoreve. Ishin lëvizjet e para.
Te nesërmen bisedova me disa miq e shoke ne krye te Sindikatës. Ua shtrova problemin, duke menduar si këto para ne këtë shume te konsiderueshme tua kalonim punonjësve, si kontribut i krijuar nga puna e tyre.
E kisha bluar ne mendjen time një plan. Fillova te beja takime ne Seksionin e Financës Rrethit, me Drejtorinë e Financës ne Kombinat. Edhe ne Ministrinë e linjës përkatëse shkuam. Ligjet ishin te cunguara. Logjika e thoshte po, ligji nuk kishte asgjë. Atëherë me këta shoke krahasuam te dy edhe ligjin dhe logjiken. Ne kohe rekord përgatita dosjen me dokumente perkatese, mora “okej”, nga ana e këtyre organeve, qe për mua akoma ishin ne udhëheqje.
Atë “okej” e dhanë si neper “dhembe”, pak edhe me friken e Sindikatave, qe ne atë kohe kishin filluar te kishin peshe.
Mbarova listën borderonë dhe u ra secilit punonjës një shume e konsiderueshme për atë kohe 474 mije leke (te vjetra) e konvertuar me rrogën e afro 5 viteve pune, paga mesatare ne Nikel-Kobalt ishte rreth 8.000 leke (te vjetra). Ose e barazvlefshme me blerjen e një dyqani dhe pre te filluar aktivitet privat. Ishin mbi 800 punonjës.
Pata rezistence edhe ne Uzine, por forca e “çunave” te sindikatës, duke vene ne balance rrogat e 5 viteve, “triumfoi”
Pra te gjithë punonjësit tanë dilnin me një “kapital” te konsiderueshme ne tregun e lire ne aktivitet privat.
Arrita ti tërhiqja, kuptohet me ndihmën e Sindikatave dhe te shoqëruar me dy furgona dhe me polic te armatosur.
Vetëm pak para se te fillonim shpërndarjen e parave ne zyrën time, shokët kishin menduar per “nderin”, qe u bëra unë te me linte secili nga punëtorët ne forme “bakshishi” 10 mije leke (te vjetra) mua si shpërblim pre atë pune.
Me njëherë reagova dhe deklarova:
“Kush “guxon”, te me leje qofte edhe 1000 leke (te vjetra) nuk do ti jap kuotën e caktuar.
Unë jam një antar ne këtë kolektiv, nuk kam te drejte asnjë gje me shume.
…..Me respektuan ne darke u rehatuam dhe unë isha i “ftuari i nderit” te asaj mbrëmjeje.
Sa i sinqerte isha dhe sa i lehtësuar dola nga ajo mbrëmje, kur llogarita se 800 familje ishin bere me një “dyqan”, apo shtëpi banimi, “dhurate”…