Pirro Minella Millona:Dedikuar tërë luftëtarëve që sollën lirinë!!!


Pirro Minella Millona

….” Xhaketa e vjeteruar e partizanit veteran, sot i harruar…!!”

…E pashe dje, ashtu nen cadren e vjeter, i lagur, duke kaluar ne rrugen per te shkuar ne shtepine e tij si gjithmone.

E pershendeta, asnjehere nuk i ka munguar.

Me kujtoi babane tim, te ri edhe ai kishte qene partiza.

E takova dhe po e shikoja me vemendje.

Kishte veshur nje xhakete te vjeter kafe te erret dopjopete.

Ne te dy anet e saj kishte nga nje dekorate.

I njoha ato dekorata.

Njera ishte medalja e kujtimit dhe tjetra medalja e trimesire. Kjo ishte e tere pasuria e atij veterani.

Me takoi dhe i erdhi mire, qe e ftova per kafe dhe bisedova me te.

E ndjente veten te braktisur nga te gjithe.

Mbi shpinen e tij te kerrusur rendonin vitet qe mbarte, i mbante me dinjitet, por ne syte e tij pashe nje trishtim teper te thelle.

Duke thithur ngadale cigaren gjysem te djegur me hirin e pashkundur, priste qe une te merrja vesh dicka nga jeta e tij e larget

Filloi te me tregoje ashtu copeza te shkeputura nga memorja e lodhur, e harruar.

Kishte qene “korier” ndermjet antareve “guerrilas” te qytetit ku banonte, diku ne jug te vendit dhe cetes ne mal.

Merrte letrat ua conet ne mal dhe kthehej i gezuar dhe teper energjik.

Sa nostalgji tregonin syte e tij .Ata sy qe sot jane te vetmuar. Mu duk si nje “kercu” ahu i vjeter, i vetmuar i braktisur nga te gjithe.

E ndjente qe askush nuk kujtohej me per te.

Cdo gje per te eshte tretur, as ato endrrat rinore per idealizimin e tij dhe akoma me shume i ishte fshire dhe shpresa, ja kishin vrare nder keto vite.

Tregonte dhe ne syte e tij pashe, qe ju veshen nga nje perde lotesh te zvarritur.

Kuptohet qe kujtesa e kishte lene per shume nga ato ngjarje, tregonte ashtu mjegull diku, mendohej dhe perseri e korrigjonte ate qe kishte thene.

Tregonte per beteja per shoke te vrare, per ato veshtiresi qe ne sot as qe i imagjinojme.

Psheretiu thelle dhe foli perseri:

-Sa te veshtira teper te veshtira ishin ato vite, shume gjak shokesh lame nder ato shkembinj dhe male, per te sjelle lirine e enderruar.

Ngriti koken dhe me shikoi pa mi ndare syte.

Ata sy flisnin me respekt per ate gjestin tim qe e degjova dhe brengen e fundit qe kishte.Ne syte e tij kishte kishte pikellim te thelle, thelle ne shpirtin e tij kishte plage e hidherim.

Me cuditi me dicka qe tha si neper dhembe:

-Shoket qe rane nder beteja u lartesuan ne lapidare, kurse une ndihem i vdekur nder te gjalle.

Dhe nga ata sy te verbuar nga mosha rrodhi nje pike lot.

E pyeta per familjen. Psheretitu dhe me tha:

-Me mire mos pyet mor bir. Femijet te larguar une vetem duke gdhire e ngrysur ditet ne ate cope shtepi qe kam nje dhome e guzhine, te ndertuar me pune vullnetare.

Mendova a do te vine pranverat e largeta per kete veteran, apo do te kalojne si kjo vjeshte teper e ngarkuar me stuhi.

Edhe nentoret e dikurshme nuk e kane me ate entuziazmiin qe kishin . Ato lule ato parakalime ato sheshe te mbushura plot.

E lashe ne qetesine e tij “veteranin”, pasi i mbaroi ne heshtje ato pak kujtime qe i kishin mbetur.

E percolla deri tek hyrja e pallatit me tulla silikate te bardha.

…..E perqafova i shtrengova ate dore te fishkur tere damare dhe u ndava me pikellimin e nje jete te pervuajtur, por kurre me ankime…

About Post Author