
Pirro Minella Millona…”E dija që do të vije, të ka pritur Nenja tërë këto vite…!!!”
….Me sherbim perseri ne qytetin tim te dashur, por kete rradhe e dija qe nuk do te me priste, trendafili im, Ajo prehej e qete ne gjirin e tokes meme.
Arritem vone dhe pasi rregulluam plackat ne hotelin e porositur per ne, dola ne qytet. Ka ndryshime si ne cdo qytet tjeter. Por trendafilat ishin shtuar.
I kisha celularin mikut tim te ngushte, nepermjet fcb dhe e lashe te takohesha me te, ne ish-Turizmin e qytetit.
Ishte dite dimri dhe klima eshte e ftohte ne kete stine, aq me shume dhe Gryka e Vjoses sillte erera, qe per mua ishin aq te njohura.
U takuam me mall me shokun tim. Kuptohet qe pasi i mbaruam tere kujtimet tona te ketyre viteve, ku nuk ishim takuar shpesh e pyes:
-Po Neneja e mikes time te hershme, si eshte, rron .
U pertyp miku im ne kthimin e pergjigjes. Por ku pa qe une nuk e vazhdova me biseden e kuptoi qe duhej te jepte nje pergjigje.
-E semure eshte, ne shtratin e vdekjes po lengon.
E pashe ne sy mikun tim dhe shtova me nje ze sikur po bindja veten time:
-A vemi neser e takojme?
Te nesermen mbasdite u gjendem ne lagjen “Varosh”.
Para portes ngjyre kafe me shume te cjerra dhe te fshira bojrash, shume te kafshuara nga dhembet e viteve te kaluara.
E shtyva deren, qe kerciti ne menyre te cjerre me dhembje, dukej qe nuk kishte me ate gjalleri te dikurshme.
Oborri me trendafila i paprekur, por jo i kujdesur, mungonte dora e asaj “thellenze” Nemerckeje,
Dhe pemet ashtu ishin gjysem te rrenuara. Kaluam pragun e vogel te deres se lyer me bojeqielli dhe hoqem kepucet ne ate pak korridor te voge, biles akoma i shtruar me cimento, por i lyer me gelqere te bardhe muret e tij.
Ju afrova shtratit te Nenes se plakur. I marr doren e djathte dhe ja putha lehte.
Nje dore e rrudhur shume nga hallet dhe nga pesha e kohes. Ula koken dhje e putha dhe ne balle. Syte e saj me shikonin tere kureshtje.
Nuk me njohu. Rrathet kafe poshte syve ishin teper te theksuara. Ktheu koken nga shoku im dhe i kerkoi ndihme me sy, qe ta dinte kush isha une.
Sapo mori vesh kush isha une, u mundua dhe une e kapa nga shpatullat e dobeta dhe e ngrita duke vene jastekun poshte shpatullave.
Qendroi me pa edhe nje here dhe me zerin e ngrohte te nje neneje te “permalluar” me tha me lote ne sy:
“E dija qe do te vije, bir, kam vite qe te pres”
Me shume u lotova une.
Pastaj me “molloisi” per tere vitet e mbetura te jetes se vet deri ne ato caste.
Fliste Neneja dhe une nuk merrja fryme. Sa dhembje pasqyrohej ne fytyren e saj, sa lote rridhinin ne ata sy te plakur dhe te permalluar.
Kur befas me tha dicka, qe me mbertheu ne vend:
“Fli sonte tek krevati i sime bije. E kam lene ashtu te rregulluar si ate nate”.
Me tregoi me koke dhomen e saj, dera ishte e hapur. Nuk ngurova dhe shkova, hyra brenda.
Nje shtrat i thjeshte ishte afer penxheres, ngjyre mjalti i celur.
Jjsteku me kellefin e bardhe dhe te qendisur me tantelle buzët e tij. Batanije leshi ngjyre te kuqërremtë me lule.
Çarçafi bore i bardhe, ishte palosur edhe mbi batanije.
Abazhuri i thjeshte, i dikurshëm rrinte roje si ne netët e gjate te asaj.
Përballë dollapi i rrobave te asaj i me dy kanate.
Raftet e librave te shumte ashtu ishin te vena ne rregull, por te pahapura me nder vite.
U ula ne cep te krevatit. Dritarja me dy kanate te vogla me perde te mbledhur kryq qe te depërtonte drita me mire.
Një perde e bardhe deri ne gjysmën e lartësisë se penxheres ne fund me dantelle te qëndisur nga dora e saj
Qëndrova gjate ashtu i heshtur i kredhur ne mendime ne imazhin e dikurshëm. Por duhej te vendosja.
-Jo,- i thashë arsyes-jo nuk duhet ne ate shtrat, është vetëm i saj, vetëm asaj i takonte. Nuk duhet te fle une.
Dola nga dhoma. Ndërkohë Neneja i tha shokut te hapte dollapin qe kishte ne kuzhine.
Mu drejtua mua:
-Bir aty ke gliko, merre ke te duash, nuk ka kush i ha. Ty te pëlqenin ato.
I tregoi shokut dhe torben me theka ne fund, mora nje kavanoz me gliko kaçkash, prevede rrushi dhe reçel ftoi, te zgjedhurat e mia te preferuara dikur, nje tufe borzilogu i thare mbi ato vazo.
Ishte vone, teper vone. Nuk mund te rrija me aty. Kujtimet me kishin mberthyer dhe nje lemsh mbytës me vinte nga stomaku deri ne gryke.
….U përkula e putha Nenene perseri ne ato faqet e fishkura, lotët e mi u përzien me lotët e saj dhe tatëpjetë morren rrugën per tek cupa atje përtej ne dheun e ftohte.
Ika pa e kthyer koken. Lashe mallin te Neneja dhe mora dhembjen e saj, lehtësuam njeri tjetrin.
Përmetarja ime e bukur na shikon te nga lart dhe na buzëqesh….
Tirane, me 9 Shkurt 2022.