Pirro Minella Millona:”E dija që do të vije, të  kam pritur tërë këto vite….!!!”


…..”E dija qe do te vije, te kam pritur tere keto vite….!!!”

……Me sherbim perseri ne qytetin tim te dashur, nga e kam prejardhjen dhe mburrem me te drejte.
Por kete rradhe e dija, qe atje ne ate qytet buze Vjoses, nuk do te me priste, Ajo, qe une me perkeledhje i thoja:
” Ti je shtojce e trendafilave te qytetit tend te bukur”.
Ahhh,…. prehej e qete ne gjirin e tokes meme, aty ne krahun e majte te qytetit pa hyre.
Arritem vone dhe pasi rregulluam plackat ne hotelin e porositur per ne, dola ne qytet. Ka ndryshime si ne cdo qytet tjeter. Por trendafilat ishin shtuar, ishte stina e lulezimit te tyre.
I kisha celularin mikut tim te ngushte, nepermjet fcb dhe e lashe te takohesha me te, ne ish Turizmin e qytetit.
Ishte pranvere e fundit dhe klima ishte e fresket, aq me shume dhe Gryka e Vjoses sillte erera, qe per mua ishin aq te njohura.
U takuam me mall me shokun tim.
Kuptohet, qe pasi i mbaruam tere kujtimet tona te ketyre viteve e pyes:
-Po nenokja e mikes time te hershme, si eshte, rron, mbahet, apo eshte kerrusur nga pesha e humbjes se cupes se saj te vetme??!!.
U pertyp miku im ne kthimin e pergjigjes. Por ku pa qe une nuk e vazhdova me biseden e kuptoi, qe duhej te jepte nje pergjigje.
-E semure eshte, ne shtratin e vdekjes po lengon.
E pashe ne sy mikun tim dhe shtova me nje ze sikur po bindja veten time:
-A vemi neser e takojme?
Te nesermen mezdite u gjendem ne lagjen e saj.
Para portes ngjyre kafe me shume te grryera dhe te fshira bojrash, shume te kafshuara nga dhembet e viteve te kaluara.
E shtyva deren qe kerciti ne menyre te cjerre me dhembje, dukej qe nuk kishte me ate gjalleri te dikurshme.
Oborri me trendafila i paprekur, por jo i kujdesur, mungonte dora e asaj “thellenze” Nemerckeje,
Dhe pemet ashtu ishin gjysem te rrenuara. Kaluam prakun e vogel te deres se lyer me bojeqielli dhe hoqem kepucet ne ate pak korridor te voge, biles akoma i shtruar me cimento, por i lyer me gelqere te bardhe muret e ketij korridori.
Ju afrova shtratit te nenokes se plakur. I kapa doren e djathte dhe ja putha lehte. Nje dore e rrudhur shume nga hallet dhe nga pesha e kohes.
Ula koken dhe e putha dhe ne balle. Syte e saj me shikonin tere kureshtje. Nuk me njohu. Rrathet kafe poshte syve ishin teper te theksuara.
Ktheu koken nga shoku im dhe i kerkoi ndihme me sy, qe ta dinte kush isha une.
Sapo mori vesh kush isha une, u mundua dhe une e kapa nga shpatullat e dobeta dhe e ngrita, duke i vene jastekun poshte shpatullave. Qendroi me pa edhe nje here dhe me zerin e ngrohte te nje nenokeje te permalluar me tha me lote ne sy:
“E dija qe do te vije, kam vite qe te pres”
Me shume u lotova une.
Pastaj me “molloisi” per tere vitet e mbetura te jetes se saj deri ne ato caste. Fliste nenokja dhe une nuk merrja fryme. Sa dhembje pasqyrohej ne fytyren e saj, sa lote rridhinin ne ata sy te plakur dhe te permalluar.
Kur befas me tha dicka, qe me mbertheu ne vend:
“Fli sonte tek krevati i sime bije. E kam lene ashtu te rregulluar si ate nate.
Me tregoi me sy dhomen e saj, dera ishte e hapur. Nuk ngurova dhe shkova, hyra brenda.
Nje shtrat i thjeshte ishte afer penxheres, ngjyre mjalti i celur. Jasteku me kellefin e bardhe dhe te qendisur me tantelle buzet e tij, batanije leshi ngjyre te kuqerremte me lule.
Carcafi bore i bardhe, ishte palosur edhe mbi batanije.
Ai ambazhur i thjeshte i dikurshem rrinte roje si ne netet e gjate te asaj. Perballe dollapi i rrobave te asaj i me dy kanate.
Raftet e librave te shumte ashtu ishin te vena ne rregull, por te pahapura me nder vite.
U ula ne cep te krevatit. Dritarja me dy kanate te vogla me perde te mbledhuar kryq, qe te depertonte drita me mire.
Perde te bardha deri ne gjysmen e lartesise se penxheres ne fund me tantelle te qendisur nga dora e saj.
Qendrova gjate ashtu i heshtur, i kredhur ne mendime ne imazhin e dikurshem. Por duhej te vendosja.
-Jo,- i thashe aresyes-jo nuk duhet, se Ai shtrat eshte vetem i saj, vetem asaj i takonte. Nuk duhet te fle une.
Dola nga dhoma. Nderkohe nenokja i tha shokut te hapte dollapin qe kishte ne guzhine. Mu drejtua mua:
-Bir aty ke gliko, merre ke te duash, nuk ka kush i ha. Ty te pelqenin ato.
I tregoi shokut dhe torben me theka ne fund, mora nje kavanoz me gliko kackash, prevede rrushi dhe recel ftoi, te zgjedhurat e mia te preferuara dikur, nje tufe borzilogu i thare mbi ato vazo.
Ishte vone, teper vone. Nuk mund te rrija me aty. Kujtimet me kishin mberthyer dhe nje lemsh mbytes me vinte nga stomahu deri ne gryke.
….U perkula e putha nenoken perseri ne ato faqet e fishkura, lotet e mi u perzien me lotet e saj dhe tatepjete morren rrugen per tek cupa atje pertej ne dheun e ftohte.
Ika pa e kthyer koken. Lashe mallin te nenokja dhe mora dhembjen e saj, lehtesuam njeri tjetrin.
Permetjarja ime e bukur na shikon te nga lart dhe na buzeqeshte…..

About Post Author