Pirro Minella Millona:”Edhe sot nuk jam ngopur, kur luleve në atë kopshtin tënd mblidhja nektarin e dashurisë….!!!”


…..”Edhe sot nuk jam ngopur, kur luleve në atë kopshtin tënd mblidhja nektarin e dashurisë….!!!”

…..Ka kaluar një jetë e tërë dhe përsëri ndihem, ashtu si ditën e parë, kur hyra në kopshtin tënd dhe lule më lule mbidhja atë nektarin e Jetës tonë, të dashurisë të madhe!!
Ehhhhhh,…. çfarë nuk kishte në kopshtin tënd dhe Unë mblidhja vetëm nektarin e luleve të tua!!
Tërë pemët i shëtita me rradhë, diku një ftua, pak më tutje një kajsi, një pjeshkë e bukur, ja edhe shega e kuqe e plasaritur si buzët e tua me atë afshin e zjarrit të pashuar, e lëngshme dhe mjaltë e ëmbël.
Është uri e papërballueshme, që kërkon çdo ditë nektarin tënd.
Ehhhh…. sa etje!!
Kam shijuar verërat nga më të mirat spanjolle, italiane apo franceze, të ruajtuar me aq kujdes në bodrumet e errta pa dritë, por etja e pashuar mbeti.
Etja shuhej dikur, kur të dy bashkë buzëve te tua më shijonte edhe vera më e dobët, por që ma shuante etjen, kur me buzet e mia thithja veren, kudo të shpërndarë në trupin tënd lakuriq, aq hijshëm në gjoksin tënd apo në barkun tënd, si një pellg i vogël i krijuar. Së bashkë me verën Unë thithja aromen tënde.
Mos harro kur mbi lulen tënde ndaloja dhe ashtu ngadalë një e nga një petalet e asaj luleje i ledhatoja aq ëmbël.
Në të dy rastet buza ime ka etje, ka uri dhe në ditët e gjata me shi, kur ecja i lagur pa e vënë re, se kisha etjen dhe urine lënë diku në trupin tënd te hajdhshëm.
…..Në asnjë çast nuk më ka pushuar etja e fillimit dhe uria e vazhdueshme, pavarësisht, se çdo natë isha në kopshtin tënd dhe ushqehesha me nektarin e luleve të pemeve të atij kopshti…..
Mbetet e përhershme etja dhe uria që më shkakton vizita në kopshtin tënd…

About Post Author