Fati është burgu ynë, nuk i shmangesh dot, vetëm afatin e shtyn pak kohë!!!
….” Kur më pe zhveshur dhe shpirtin tim lakuriq dhuruar ty, Une mbeta brënda teje, aty në shpirtin tënd….!!!”
….Të dërgova këtë “zog lajmëtar” në këtë ditë të shënuar.
E di, që e pret sot një lajm nga Unë dhe ky zog i bukur e mori përsipër këtë mision fisnik.
Mos më kërko falje për gabimet, që kemi bërë është e natyrshme në dashuri, Ti mbase më pak, Unë më shumë në një a në një formë kemi mëkatuar të dy, të shtyrë nga rrethanat e kësaj bote të pamëshirëshme mpleksur dhe me dëshirat tona të fshehura.
Në shumë netë ke bërë dashuri bashkë me pasionin, ke shuar edhe epshin tënd të shfrenuar.
Sot nuk ka llogjikë të lodhësh mëndjen për ato netë të kaluara.
Jeta jonë keshtu erdhi plot me lodhje, me halle, me brenga
të mbajtura thellë në shpirt. Por mendo a e ke shijuar jetën, a e ke marrë atë, si lojë se vetëm jeta e dashur nuk është “plaçke tregu” ta blesh në ndonjë treg si të shtrenjte a të lirë qofte edhe tek “Gabi”.
Jeta jote si dhe jeta ime ka një lindje, ka një zhvillim, por mos harro ka edhe një vdekje, që sot po na vjen rrotull e ngarkuar si asnjëherë tjetër me re të murme gati të shkarkojnë rrebeshin e tyre.
Të desha shumë, po Ti e di sa, që jo vetëm më ke shijuar lakuriq, por edhe shpirtin tim lakuriq Ty ta fala dhe çfarë mora si shpërblim.
Ftohtësinë tende, heshtjen tënde, errësirën tënde barbare.
U deshëm shumë sa nuk gjej dot karahasim, gjithmonë të kam krahasuar me limanin e qetë atje në det, pra Ti, je deti im, Unë një rrëkezë uji i zbritur nga diku në një shpat mali, si burim i parë..
Ky ishte thesari i vetëm i yni, që i bashkuam bashkë, mbase Ti ishe ëngjëlli, po Unë atë vetëm Ti mund ta dish, a isha “ëngjëll për Ty apo “djalli”.
Gjithmonë të kanë pëlqyer ato puthje të forta, tërë nerv, të shfrenuara deri në marrëzi, as Ti, as Unë në ato çaste nuk e kishim mendimin për të nesërmen, nuk donim të na ikte çasti, momenti pa shijuar.
Ato puthjet mishtore të rrënqenthnin, nuk kishte grafik për to, ti dhuroja në çdo moment të ditës dhe pa mbarim buzë mbrëmjes.
Ah… sa të joshte gjuha, kur rrëshqiste kudo në trupin tënd të marre flakë, ku ti e drejtoje deri në përvëlim…..
Pastaj çdo gjë mbaronte nuk kishte më minuta, nuk kishte më kohë dhe në fund zgjoheshim nga drita e diellit të fortë që na thoshte:
“Mirdita, ju o të dashuruar dhe të harruar”.
……Ky zog i mori përsipër të gjitha këto mesazhe e dashur, aty në ishullin tend, në detin e bukur.
Mesazhi i shpresës të ringjalljes të shpirtit të plagosur….
