” Jo nuk kthehem ne kohen e shkuar le te jete enderr e parealizuar, enderr qe jeton brenda meje….!!!”
….Mjaftoi nje kerkese miqesie nga dikush, qe rikujtove disa caste te kohes se shkuar. Asaj kohe te larget, por cuditerisht teper te fresket, sot e kujtove.
E mendove me frike ate kohe qe e ktheve perseri, ne ate ambjent, ne ate moment , me ato telefonata aq te thjeshta, me veshtrimet “perkeledhese”, kur kaloje para zyres time me dere hapur dhe jane kryqezuar veshtrimet rinore te syve enderrimtare!!
Kot mundohesh te mendosh se koha e gjate e kaluar kujtimet e tua me pluhur te rende i ka mbuluar!!
Por cudi sapo te erdhi kerkesa e miqesise kujtimet nga pluhuri lakuriq i xhveshi dhe u riktheve si atehere vajze e re e njome plot deshira mendime per te realizuar.
E di do mundohesh te luftosh me kohen e e shkuar me ato vegime te para te asaj qe nuk e shprehe kurre!!
Edhe me pare caste te asaj kohe te shkuar te eshte afruar, por Ti i je trembur, mendoje me veten tendese eshte kohe e harruar…
Edhe me pare je munduar ta mohosh kohen e shkuar biles edhe me ze, duke i folur vetes tende, por zemra nuk te eshte bindur, ajo te ka cuar ne kohen e shkuar…
E di qe prisje dicka me shume, me te embel, qe nuk erdhi kurre nga ato “ngacmonte”, me shikime, apo zerin ne telefon e prisje te degjohej here pas here…
E imagjinoje veten ne strehen e vecuar, te ndjeje trupin tend te puthej qe ti ngjanin flakeve te zjarrit.
Sa here kur nje cast nga e shkuara depertonte thelle ne shpirttin tend, ti i dorezohesh endrres se parealizuar, ashtu te dy ne shtratin e dashurise…
Por Ti ke frike!!
Po ke frike te enderrosh!!
Ke frike te ndalosh ne detin e enderrave te tua “adoloshente” se sot mosha jote te therret ne rolin e gjyshes se dashur.
Ke frike te pranosh qe qofte dikur me enderren tende ke jetuar…
….Ndaj e mohon me force, ndaj dhe koken mundohesh mos ta kthesh, se te mungojne ato puthje qe nuk i more kurre, por qe edhe nuk i kerkove kurre ti merrje….
