
CIKLI : KUJTIME NGA GJIROKASTRA!!!
…. ” A e mban mend Kostandin Hido lojrat qe luanim dikur, ne cdo stine…!!!”
….Mirëmbrëma Pirro!
Kujtimet na prekin te gjithëve…na kujtojnë moshën, qe s’kthehet me, miq e shoke, qe na mungojnë…
Me kujtove karrocat me kushineta, besoj e mban mend bënin pjese ne lojërat e beharit.
Me lejo te te shpjegoj me me hollësi: karrocat ishin dy llojesh, analoge me kamionët e mëdhenj: me timon te gjate, si skodat me turinj, me kushineta, ku ajo e timonit ishte zakonisht me e madhe. E mban mend qe shërbenin per te përballuar “karambolet” e vullnetshme!!!
-Okej- ndërhyra une- lloji i dyte ishin karrocat me taka, si “RT”, apo “shytat” e reja, një model me i ri…
Per targat besoj ma njeh aftesine qe i mbaj mend edhe sot disa targa “pikante” te qytetit tone te dashur.
-Po, Pirro, ne targa ti je absolut, nje konkurrent kishe Fotaq Kriston te birin e Kocos, qe kishte Autofocinen “InternacionaL”.
Çdo stine kishte lojërat e saj me popullore:
Psh Pranvera kishte – fëndyellin (me torolok ose me bar),
camunxat dhe borite, qe me “melodinë” e tyre shpesh here bëheshin acarues për njerëzit tanë, për bashkelagjesit e “18 Shtatorit”;
-I sakte doktor je nuk kam se cfare te shtoj por me lejo te rendisin disa lojëra popullore te Beharit
– rrethet ( me tel ose me gome),
apo loja me 7 tullat, te vena njëra mbi tjetrën
-Loja me me shtete,
Sigurisht te dy kemi marre pjese edhe ne lojën “ngriva-shkriva”,
-Pirro për lojën “komandash” ne pallatet, qe ndërtoheshin ti si djalë oficeri ishe me mire, por hapje “krahun” kur kjo loje zhvillohej ne lume ne ato vende qe ne laheshim.
Besoj si “gjirokastrit ” qe nuk e tradhtova qytetin tone te gurte asnjëherë me lejo te vazhdoj për lojërat popullore ne vjeshte:
-pllakat kaurce,
-kut e pingël. Keto mbaj mend qe i zhvillonin ne vjeshte, se kishim edhe probleme te tjera se ishte koha e pjekjes se frutave tere lëng. me ndihmo pak për lojërat e dimrit…
-Ne fakt një loje ishte me kacole-besoj e mban mend Kostja- ku kopsat ushtarake qene me te lira e gjendeshin lehte, se ne ishim pallat oficeresh dhe ne çunat e tyre nuk i linim rehat xhaketat e baballarëve, shpesh i linim me dy ose tre kopsa mangut. Kuptohet edhe pak veshi na skuqej kur na e tërhiqnin qe te mos e përsërisnim përsëri. Por ishim te pandreqshëm..,
Te nesermen “avazi i mukes” përsëri nga e para e përsëri ne darke skuqje veshësh.
Duke patur posten ne katin e pare te pallatit isha me i “privilegjuari” “shkulja” nga zarfet e ardhur nga jashtë shtetit pullen korosponduese te shtetit nga adresohej., Ato me te mirat dhe me te rrallat i quanim “sterlinge”….
Apo lojrja te tilla si “rrëshqitjet apo “shkizat” te lëmenj, poshtë Radio Gjirokastrës, ku eshte sot.., me fal qe po ta them por shume here benim edhe shuren per ta bere me te rrëshqitshme…
E kupton perse : “Ku ta gjenim ujin, ne dhe kështu viheshim ne rralle dhe zbarsnim “sarbatorin” tone ?
Kostja ne ate kohe te gjitha lojërat qe zhvillonim ishin pa kosto.
Te gjitha nga sende te konsumuara….
-Ti, Piro nuk kishe durim, por ne te tjerët luanim, si loje te përhershme “strica” dhe sidomos dama, me detyrim-përcaktim…
Edhe Ti ke patur patjeter kujtime te bukura..
…T’i kujtova disa prej tyre dhe ti i plotesove me ato qe mbaje mend.Une kam besim, qe do ta thurresh skicën ne mënyrën me te bukur….!!