Pirro Minella Millona:”Lotët e burrit bien nga thellesia e dhimbjes…


Pirro Minella Millona

“Lotët e burrit bien nga thellesia e dhimbjes, qe mban brenda dhe rrokullisen dhe shndrohen ne orteqe….!!!”

……Pas disa skicave te prekshme dhe te ndjeshme me kane ardhur shume mesazhe ketu. I kuptoj dhe i falenderoj per kujdesjen.
Por me kuptoni edhe burri qan, ka shpirt te ndjeshem, te brishte, eshte ne brendesi te jeteve te atyre qe e rrethojne.
-Ka dhembje, qan kur humb foshnjen e tij te sapo lindur, ate krijese qe e deshironte ta bente gjysh kur te rritej dhe te vishej nuse te dale nga shtepia e tij.
-Ka dhimbje, qan dhe lotet e tij bien ne zemren e te dashures qe humb, qe mbart ate brengen e pashlyeshme per tere jeten.
-Ka dhimbje, qan kur shikon “vocerrakun”, “Lulin” e Migjenit, qe del heret nga shtepia per te siguruar ate kafshate buke, kur per rreth shikon padrejtesite dhe “zullumqaret” e pushtetareve.
-Ka dhimbje, qan, kur ne rubrikat televizive tregon per dhunen karshi nje gruaje te zakonshme, nga burri, por me e rende eshte dhunimi nga mbare shoqeria qe e le me meshiren e fatit, ajo grua mund te ishte edhe motra e secilit prej nesh.
-Ka dhimbje, qan kur shikon qe rruget e qytetit kane mbetur te shkreta, nuk ka me rini, se kane marre arratine nga syte-kembet per nje jete me te mire, se Atdheut yne i dashur me pushtetaret e “limaksur” nuk lene gur pa prishur. Ata e dine se do te jene gjithmone nje “gur e shkulur” nga vendi i tyre.
-Ka dhimbje dhe qan kur shikon ate te moshuarin, qe arrin tek dera e marketit, fut duart ne xhepat e tij dhe kontrollon nje cope here dhe kthehet perseri nuk futet brenda. Nuk ka mundesi te bleje nje pije te ftohte te njome fytin e thare…
-Ka dhimbje e qan kur shikon, qe ne kronikat televizive ka vetem dhune, grabitje, vrasje.
-Ka dhimbje, qan kur shikon kombin e tij qe plaket per dite, ku mosha mesatare eshte rritur me nje plakje teper te shpejt, ku numri i lindjeve eshte me e vogel se numri i vdekjeve, ku ne dy martesa nje perfundon ne divorc, ku familja dikur e konsoliduar tani nuk ka as forme as permbajtje.
Mos harroni se AI BURRE, qe sot qan, ka qene femi, u rrit u be djale, u burrerua, ne nje burre te devotshem, krijoi familje dhe u be baba dhe fitoi me vone statusin e bukur te gjyshit e ne te gjithe kete rruge ka provuar gezime, ku ka gezuar dhe qeshur, por dhe ka provuar edhe shume hidherime ku ka qare Eshte njeri me shpirt, me gjak, me ndjenje, me pasione …
….Lotet e burri nuk jane dobesi, ata lote jane te nxehte teper te nxehte dhe te fuqishem. Besomeni se lotet e burrit jane madheshti nje meshirim i vertete i ndjesise se shpirtit te tij. Lereni burrin te qaje te nxjerre brengen, qe mban ne shpirtin e tij te trazuar…..


About Post Author