…”Një foto..një shpirt i humbur.. një dashuri e kërkuar….!!!”
….Duke shfletuar albumin e kujtimeve, diku u ndal gjatë në një foto të hershme…
Ishte Ai, që i solli ato drithërimat e para të dashurisë pasionante, atë dashuri, që çdo ditë merrte jetë, ushqehej me shpirtërat e tyre.
Por sot… Ahh…. vetëm kjo foto ka mbetur.
Një shpirt i humbur, zor se flet, nuk ka më jetë, nuk ka më gjallëri, është i vdekur.
Nga fotoja, ata sy të tij tregonin besim tek ajo, kishin garancinë të atyre syve, që shprehnin aq shumë.
Po ajo e ndjen shikimin e tij, që e përfshijnë atë komplet e mbështellin me ngrohtësinë e tyre.
Po, Ai gjithmonë e priste atje tek kreu i rrugës së tyre me një trëndafil në dorën, që i dridhej pak.
Por sot larg prej saj nuk pret me atë aromën e saj, që e donte aq shume, që e puthte pikërisht aty në gushë ku grumbullohej tërë nektari i saj.
Sot rreth tij nuk ka kuptim asgjë, asgjë nuk leviz, çdo gjë është vyshkur. Edhe ajri nuk është më i lehtë, nuk përkëledh më fytyrën e saj është tepër i rëndë, dëshpërues.
Kthen kokën për rreth, mos valle foli me zë të lartë:
-Ti je i imi- pëshpëriste ajo në kraharorin e tij dhe ai i përkëledhte përsëri flokët dhe përsëri e puthte me afsh.
Fjalet e tij duken të një të çmënduri, po Ai e dashuron fort atë. Shikimi i tij përpin çdo gjë.
Ai pret i përgjeruar Atë dhe nga larg bie në sy trëndafili në dorën e tij, që e kërkon.
Kjo është historia e tyre e dashurisë, asgjë nuk e pengon dot të lulëzojë ajo të rritet, të marrë jetë nga shpirtërat e tyre.
-Merr dorën time -belbëzon ajo-më premto si dikur, se çdo gjë do të shkojë mirë si atëherë në netët e bardha plot Hënë, kur shijonin mjaltin e dashurisë.
-Më mbaj fort, ngjitur teje ashtu puthitur të dy trupat akoma ëndrroj
Hap sytë dhe vështron:
“Jo nuk di të dashurojë më si atëherë, jam e lodhur. Dashuria jote më çmëndi.
-Te lutem mjaf më, mjaft
…..Por pendohet përsëri në rrëëmbat e saj rrëmbyshëm kalon përsëri ajo dashuri. Do desha gjithë këtë sikur tërë arin e botës mbarë të të afroja, për këtë dashuri.
Edhe sikur të mos të të interesonte pasuria ime ari vezullues, mos harro jam aty ulur tek porta do të jem duke të pritur Ty, o mallëngjyer si herën e parë….
