Pirro Minella Millona:”Përballë të gjithëve luftuam dhe fituam…


….”Përballë të gjithëve luftuam dhe fituam. Edhe i “Vetëm trim në luftë”…!!!”

…..Sot në mbrëmje duke pritur datëlindjen e Dolës, kujtuam shumë çaste që kemi kaluar bashke. Pikërisht në një moment qetësie Dola përmëndi e malluar dhe përcjelljen që i bëri OST-te me rastin e daljes në pension. Jo pak por shtatë vjet pune në atë kompani të fuqishme. E dëgjova me vëmëndje deri në fund dhe ndërhyra me takt:
-Tani më lejo mua të kthehem dhe të sjell përjetimin e fillimit të punës në atë Kompani….
U emërove në 21 tetor 2013 e martë ka qenë.
Nuk po flas për peripecitë deri në emërimin tënd.
Bëre një kapërxim të madh nga sektori i pagave ku kishe një jetë që kishe punuar, u emërove shefe finance.
Krejt sektor i panjohur për Ty, por jo për mua.
Ditët e para i kalove në “tym”. Gjete atje një “amulli”.Nuk more asgjë në dorëzim, paraardhësi yt ishte larguar, “pa nam e nishan”.
Erdha mbasdite tek Ty, në vëndin e ri të punës, në kolltukun e shefit të financës. U ulëm në lokal dhe të fola si “kolegu kolegut”. Më dëgjove me vëmëndje.
Por “sëkëlldia” jote ishte e madhe. Biles e lëshove veten. U dorëzove. Javën e pare vije nga puna dhe shkreheshe në vaj në shtëpi. U bëre “problem” kudo në njerëzit tanë të afërt.
Vajzat mu “lutën”, që të mos të të lejoja të vazhdoje punën si shefe finance se nuk ishe “e aftë” për ta kryer.
Po kështu u rrit presioni karshi meje edhe nga familjarët tanë. Në Elbasan shkuam në fund të javes, aty Ti ishe në qëndër të bisedave me motrat e tua. Të gjitha më dhanë “këshillë” që të mos të vazhdoje më se nuk e bëje dot detyrën e marrë në dorëzim.
Edhe nga familjarët dhe njerëzit e mi po i njëjti presion.
E mban mënd kemi ikur në Durrës larg rrezes së “veprimit” të kësaj gjullurdie.
Jemi ulur dhe të kam folur “sy ndër sy”.
“Dola, do të luftojmë të dy, më ke mua përkrah nuk do të bësh asnjë veprim gjatë ditës por do të grumbullosh problematikën dhe Unë do të vij çdo mbasdite për tu dhënë rrugë zgjidhje”
Vija pas mbarimit të orarit tim zyrtar çdo mbasdite deri në orët e vona. Kishe vullnet të paparë. Mësove programin e “Financa-5” dhe “Orakull”
Sistemuam llogaritë sidomos klasën “4” “Marëdhënjet financiare” i kuadruam me kontabilitetin. Të dy e përgatitëm bilancin dhe rakorduam dhe me “Marëdhënjet e Brëndëshme” llogaria “459”
U binde se u kuadrua me herën e pare dhe tepër i saktë dhe e dorëzove nga të parat pranë Drejtorisë së Përgjithshme.
Këtu filloi kthesa jote.
U shuan zërat një e nga një të “paaftësisë” tënde. U fute në rrjedhën e zakonshme të problematikës dhe kur e dorëzove detyrën me rastin e daljes në pension, ke lënë prapa një kontabilitet të konsoliduar me “marëdhenje financiare” plotësisht të kuadruara dhe të rakorduara dhe brënda kuadrit ligjor të ndjekjes së tyre.
…..Shtova edhe disa fjalë:
“Jeta më ka mësuar që vetëm të punoj e të çaj në jetë. Pra edhe Ne të dy “Edhe i vetëm trim në luftë”, luftuam dhe fituam…”