Pirro Minella Millona:”Pishman do më ngelte kafeja e pa pirë me ty …..!!!”


Pirro Minella Millona

“Pishman do më ngelte kafeja e pa pirë me ty …..!!!”

….Sinqerisht Ty te kujtoj përherë Mikja ime!!

Po mendova thelle, tani qe te gjeta pas afro 40 vitesh pritje te etshme, kur vendosem ambasadoret e mirëkuptimit, tani qe biseduam, qe kur te takohemi ne Tirane te pijme kafene e harruar, te ftohur nga vitet e gjata tere ankth, por qe do te ngrohet nga shpirtrat tanë, tani te na ndërpritej kjo ëndërr, nga pandemia e përbotshme.

Jo, Zoti do e mbaje dorën!!.

Nuk do te ike nga kjo bote, pa u takuar balle për balle sikur vetëm njëherë, për te ndeshur ne vështrimet e syve tanë te përmalluar. Vetëm unë e di si vezullojnë ata ne këtë pritje ne këtë kohe te largët.

Tani qe do te shkundim pluhurin e pritjes dhe te rikrijojmë boten me dimensionet shpirtërore te bukura.

Jo, Zoti do e mbaje dorën, se kemi shume për ti thënë njeri tjetrit!!.

Jo, Zoti do e mbaje dorën për te pare, si dikur ne horizont atë siluetën tende delikate, te brishte dhe elegante, për te cilën unë kam ëndërruar tere këto vite!!.

Jo, Zoti do e mbaje dorën edhe për te nxjerre dufin, qe kemi ne shpirtrat tanë për jetën e jetuar, si na erdhi, jo si e kishim dëshiruar dhe jetuar ne te dy!!.

Mikja ime besoj se edhe Ti je me këto mendime, si i kam unë ne këto momente buze Lanes!!.

Vetëm Lana e thithi psherëtimën time dhe te dërgoi Ty atë puthjen ne eter, te ëmbël dhe te dashur!!.

Te pres mikja ime, me e bukur do te vish, shend e vere!!.

Mos harro te marrësh me vete ëndrrat e tua ti bashkojmë me ëndrrat e mia dhe te realizojmë atë qe quhet Pema jone e Jetës!!

…Te pres, minuta do me duket ore, ora dite, dita muaj dhe muaji vit.

Edhe ne fund te botes te isha përsëri për Ty do te ngrihesha dhe te prekja kudo Ty, duke te dhuruar sa me shume dashurinë e munguar dhe afshin e brendshëm tendin, qe përvëlon!!

Bota është e jona përherë….!!

About Post Author