Pirro Minella Millona:Të kërkoj falje, se nuk mundem të të harroj…


Të kërkoj falje, se nuk mundem të të harroj, më fal akoma të dashuroj…!!!”

…Sa shumë rrjeshta kam thurrur për dashurinë!!.

Njëra nuk i ngjan tjetrës. Jam munduar të gjej Muzën në këto rrjeshta.

Por çudi syte e tyre nuk janë si sytë e Tu tërë jetë, ata janë të ftohtë, nuk më ngrohin mua.

Jo nuk gjeta sy si të Tu, që vezullonin.

Kur bisedoj me to, ato fjalë që thonë, nuk ishin si fjalët e tua, që zinin vënd në zemrën time.

Ato janë fjalë, që as heshtjen, nuk e zbrapsin, nuk e nxjerrin dot nga Unë, nuk e vrasin atë, nuk futet jeta, gjallëria e fjalëve të tua.

Mundohesha, që të puthja si Ty, atëherë shfrenuar, por të gjitha puthjet, që mora prej tyre nuk më zgjuan asnjë emocion, si dikur Ne të dy, ate pasionin e marrë.

U mundova ashtu të xhveshur si Ty, rrëmbithmi, këmishën në fund të këmbëve, kur isha i eksituar.

Desha tu rrembeja pasionin e tyre dhe me to të shtroja rrugën e krijimit tim, por nuk munda, nuk kishin atë pasion, qe më dhuroje Ti.

Shkruajta shumë, duke menduar, se kisha gjetur Muzën time, si Ty dikur, por ato fletët të mbushura me rrjeshta pa fund me ngjasonin bosh pa jetë, pa gjallëri, pa lëvrimin e gjakut në dejet, si me Ty dikur.

U mundova, që te ëndrra të ishte Muza, që kisha zgjedhur, por sapo binte perdja dhe hapej skena në ëndrra shfaqeshe vetëm Ti e plotë e bukur, e qeshur.

Si është jeta, mikja ime, kur u ndamë i thamë njëri tjetrit “Lamtumirë”, bëmë premtimet solemne, se Ne të dy nuk do të ishim pengesë në ngritjen e çerdhes tonë të ngrohtë.

Të jetosh e dashuruar me ate që ke në shtrat, nuk dua, që kur përqafon Atë, aty të jem Unë.

Më kupto drejt nuk dua kurrë, që netët e gjatë, Une të jem mendimi yt i parë, ose kur zbardh agimi Unë të jem zgjimi yt, vegimi im i ditës së re.

Jo, nuk e dëshiroj kurrë atë.

Por më beso po rrëfehem para teje:

“Të kerkoj Unë falje, se Unë dhe vetëm Unë nuk mund të të harroj. Po ta them me zë të fortë shpirti:

“Më fal, se Unë vazhdoj të jem i dashuruar me Ty, si në atë kohë…

..Më Fal e dashur…!!!”

illona

About Post Author