Pirro Minella Millona:Të pres buzë detit, vala e tij më tha në vesh, se ti do të vish…!!!”


Pirro Minella Millona

Të pres buzë detit, vala e tij më tha në vesh, se ti do të vish…!!!”

….Buze detit si zakonisht cdo mengjes heret, ku sapo rrezet e para te diellit kane puthur bregun e detit.
Ecen e mediton, ecen dhe kujton….
Ketu te pres me veshtrimin e hedhur larg ne horizont, e mban mend ketu kane mbetur gjurmet e tua bregut te detit ne shetitjet e gjata qe benim ne darke vone.
Deti shume here me dallget e tij eshte munduar ti fshije, por ato dallohen edhe me qarte.
Te pres ketu Ti e di, ku silueta vezullonte dhe konkuronte me perendimin e magjishem te diellit, ajo mbrohej nga valet lozonjare qe luanin me te.
Te pres ne flladin e mengjesit te praruar te fresket, aq joshes, kur bashke me jodin qe thith me tere mushkerite ka mbetur edhe aroma jote e asaj gushes se embel.
Sa mall bashkohet me lotin e kripur qe kane folene aty poshte qepallave te syve te tu te lodhur nga pritja e gjate, por te sigurte se do te vish nje mengjes te fresket.
Te pres, duke bashkuar lutjet e mia, duke ju drejtuar qiellit te vetmuar ku me mungon ti aq shume, por jam i sigurte se ti je nisur per te ardhur tek une.
Te pres bregut detit edhe kur bashke me egersine e dallgeve te tij, shtohet edhe stuhia e loteve te mi, qe nga shpirti im i thelle malli per ty i shtyn me force drejt teje.
Te pres edhe kur bregun e detit e mbushin njerezit dhe syte e mi nuk lodhen se kerkuari atje ne mes te turmes, syte e tu driten e tyre.
Te pres, te pres gjate, por e di qe do te vish, kjo pritje per ty mbush boshllekun qe le me ikjen tende.
Te pres pa u merzitur nga kjo pritje se nje dite do te vish ketu ku u ndame ate nate te bukur….
….I sigurte hodhi veshtrimin tek brigjeve pertej detit blu dhe te qete, i sigurte se kete behar do te vinte me e rinuar se kurre, duke sjelle me vete mallin e pashuar, nder vite….


About Post Author