Pirro Minella Milona:”Nënokja ime…stoli i vetmuar dhe unë…!!!”


“Nenokja ime…stoli i vetmuar dhe une…!!!”

….Sa mall kam per kete stol aty buze Lanes, kur mbasdite per mbasdite, vinte nenokja ime e mire. Dilte e heshtur, tek dera na thoshte:

-Po shkoj tek stoli se aty me vjen nje “mike” dhe llafosemi gjere e gjate.

Disa here isha matur ta ndiqja nenoken time per te njohur mbase dhe ne distance, ate “miken” e saj.

Dhe keshtu bera nje mbasdite vone pasi nenokja u vesh ashtu thjesht, por teper paster, e ndoqa nga larg. Kaloi uren e vogel, u kthye majtas dhe pas pak u ul ne kete stol. Kalova dhe une uren e vogel dhe qendrova vetem pak metra larg stolit. Shpresoja se do te vinte “mikja”. Nderkohe po ndiqja me vemendje mimiken e nenokes time. Belbezonte ulet kuvendonte me dike. E lashe nenoken time, vetem kur psheretiu thelle, une u afrova me kujdes dhe u ula pa bere ze, ne stol. I hodha doren ne qafe e perqafova fort dhe te dy u perlotem.

Nenokja ime e mire kuvedonte me “Gaqen”, bashkeshortin e saj te mrekullueshem, babushin tim te pazevendesuseshem.

Nje coipe here te dy ne heshtje bluanim mendimet tona.

Pastaj nenokja me pellemben e saj me fshiu lotin e fundit dhe me shpjegoi:

-E shikon qe e kam mikun tim qe kuvendoj mbasdite. I llafos per veten time, per mallin qe kam per te, i flas per ju , per cupat tona, duke ja pershkuar me hollesi cdo ndryshim te tyre.

Dhe ai me degjon me vemendje, me shikon thelle ne sy. E di e ka marre malli per mua se iku i ri, mbase po vjen dita qe edhe une ti shkoj prane.

Bir me therret dashuria e pare dhe e vetme e imja ne jete. Atje do te kemi kohe ta shijojme edhe keto vite q0e kemi qene larg njeri tjetrit.

Nuk flisja i shtregoja ne duart e mia pellemben e saj te ngrohte.

I fola dhe une:

-Nenoke edhe une jam rritur tashme, jam bere prind dhe mua mu zbardhen floket si ty, por ti cdo here rri zgjuar kur une vonohem, te lutem mos e ve veten kaq ne siklet nuk jam me femi.

Me shikoi thelle ne sy.

-E di-vazhdova une- per ty une gjithmone mbetem femije, ai camarroku, qe ja “ndizje ” kercinjte e holle me “cukunidhat” te fresketa.

Dhe folem shume te dy une femija, burre e prind dhe nenokja ime e thinjur aty buze Lanes……

About Post Author