Pirro MinellaDedikuar shokut tim të fëmijerise Pano Fidhit për datëlindjen e tij!!
….” Vetëm Pirro Minella mund ta mbaje mend datëlindjen e Panos, pas gjysme shekulli…!!!”

…..Nostalgjia e atyre viteve na çon diku larg, aty hapet qielli i pastër i kujtimeve për gjithshka qe kemi kaluar.
Përsëri ngjita shkalle e Gjimnazit ‘ Asim Zeneli”, jo me si nxënës i viteve 1970-1974, por si i ftuar i maturës 69’.
Sa kujtime me risollen te freskëta….
Mes ish maturanteve te 69′ edhe motra e shokut tim me te ngushte. Kisha shume vite pa e takuar saktësisht nga viti 1970
E kisha te qarte qe nuk do me mbante mend. Koha, vitet thinjat, kujtesa e lodhur.
I afrohem dhe i jap dorën:
-Me njeh mua Liri??
Me pa pak u përpoq te rifreskonte kujtesën, por me kot.
E lashë ta shtrydhe Atë dhe kur e kuptova, qe nuk me mbante mend i bëra këtë pyetje:
-Cfare te kujton data 10 janar 1956??
Nuk u mendua fare dhe me një zë te ngrohte, ngriti zërin dhe tej mase e habitur:
-Vetëm Pirro Minella mund ta mbaje mend datëlindjen e vëllait tim Pano.
U kapem ne qafe dhe te them te drejtën e ndjeva, qe Liria u përmall.
Keshtu Pano Fidhi, shoku im i ngushte. Nuk ta kam harruar datëlindjen.
Cdo 10 janar une isha i ftuari special ne shtëpinë tende. Jo pak por mbi dhjete vite me radhe.
Familja jote e nderuar nga Tolo mendje ndrituri, babai yt i qete.
Apo Marika, nene e përkryer qe me trajtonte si çunin e vet.
Por e kishim keq me ate shprehjen:
“Kush do ti beje punët Marika??”
Me vinte inat kur e dëgjoja se me dilte para Marika, mamaja e Panos.
Po kështu respekt te veçante për Vasiliken motrën e madhe, me ate fytyre aq te bukur rrumbullaket.
Kurse Liria na trajtonte si dy vëllezërit e saj me te vegjël.
Nuk harroj, kur vija shpesh ne shtëpinë tende. Ajo shtëpi e thjeshte ne fillim te rrugës me kalldrëm tek “Varoshit” me ate Pus ne krahun e djathte, me rrugicën ku anash murit kishte lule. Sa kënaqeshim, kur rrinim tek gryka e pusit e mbuluar me llamarine dhe kova me litar aty.
Sa biseda feminore kemi bere, sa ëndrra te bukura rinore kemi thurur te dy.
Ishim shok, miq por me shume vëllezër.
Portreti yt do shume qe ta plotësoj te plote. Nje çun i bukur, trup vogël, por i ngjeshur me flokët e zinj me baluke dhe çuditërisht me kurore ne balle dhe nje ne tac te kokes, me te qeshur te thoja do te marrësh dt nuse se ke dy kurora ne koke.
Një nga nxënësit me te shkëlqyer te klasës për cdo vit.
Edhe mbasditja nuk na dilte qe rrinim bashke. Aty ku është sot Radio Gjirokastra luanim edhe futboll, ose tek fusha jone poshtë, mes katroreve. Por edhe tek fusha e Uzinës Metalike.
Ishe sulmues i zoti. Mbaj mend ne matjet dhe ne garat ne gjimnastike me profesor Panajot Blecon ishe shume mire ne parametra.
Pano ta gëzosh 66 vjetorin, shëndet e lumturi ne familjen tende !!!!
….Kur te vish ne Gjirokastër me be një lajmërim te vi dhe te ulemi edhe njëherë ne gryka e pusit se e pashe qe e kishe ripërtërire shtëpinë shume mire….