PirroMinella Millona:” Reflektim për jetën…


…” Reflektim për jetën, në mbrëmjen vone dimri ne lokalin buzë bulevardit kryesor të Elbasanit…!!!”

….Elbasani me ngjall brenda meje, me risjell ate cunakun, qe jeta e hodhi ne rruget e saj, vetëm një njëzetvjeçar, ne atë qytet te madh te panjohur …

Mbeta jetim, pikërisht kur kisha nevoje për fjalën e Babushit, për forcën, për mbështetjen e tij.

Por jeta kështu e ka. Nuk te perkeledh!!

Ne këto kushte e rëndësishme ishte orientimi im ne jete. Marrja përsipër e përgjegjësive, qe me sfidonte jeta.

Sa me peshe mu duk fjala “Ti tani je kryefamiljari”.

Une, çunaku i sapo dirsur ne mustaqe. Kisha pergjegjesine e jetes te Nenes time dhe te motres, por duhet edhe vete te orjentohesha ne kete mister .

Ne keto kushte e rendesishme ishte te dilja nga merzitja, qe me rrethoi ato dite te ftohte shkurti.

E mundojme veten tone shpesh dhe edhe me teper se sa duhet.

Me dukej vetja nje fatkeq, por nuk besoja se e kisha provuar cdo te thote fatkeqesi e vertete. Vone shume vone e kuptova, se fatkeqesi e vertete eshte te mos jesh i afte si nga gjendja fizike, qe sheh shume per rreth teje, ose pazotesia mendore per te arritur ate qe e mendon dhe e deshiron.

Mendova, se une kisha forca dhe vullnet dhe do te gjeja menyren per tu larguar nga ajo merzi qe me kishte pllakosur thelle ne shpirtin tim.

Dhe me vone e pashe, qe kishte shume menyra dhe metoda per ta larguar ate merzi. Jeta e perditshme ka praktika te thjeshta.

Po ti shikosh ato jane ne te vertete vogelsira te parendeishme, por te tera bashke perbejne teresoren. ato vogelsirat kane ndikimin e madh dhe te fuqishem ne permiresimin e gjendjes tone emocionale, te marrjes te atij burimi force e energjie te nevojshme per tu karikuar cdo dite te jetes tone.

Ku e shikoja une ate, nje perqafim ne mengjes me Nenoken time, ose ajo puthja qe me jepte ne balle nenokja ime, para se te me percillte per ne pune cdo mengjes, ajo fjale e saj

“Diten e mire bir, kujdes” .

Mendoj se edhe merzitja edhe lumturia bashkejetojne brenda nesh, nuk kane kuptim te mos jetojne .

Nuk duhet te biem ne preherin e pezimizmit, por duhet te ruajme dhe raporte te drejta midis saj dhe lumturise.

Kushedi sa here kam qare ditet e para te humbjes ne Babushit, kur kthehesha naten vone te shtunave nga Universiteti dhe i bija mes per mes sportit te vjeter.

Por sigurisht qe jeta ime eshte e mbushur edhe me plot dite te lumtura, me ka bere te buzeqesh te ndihem i lumtur.

Jeta me dha kuptimin e saj se me mire eshte qe Une si njeri ta zhvilloj ate ne menyren me te thjeshte te mundshme, kurre nuk kam patur lakmine e te qenit te pasur, te mos lejoj vetes time te perfshihem nga emocionet shume te forta, per te kerkuar, qe une te jem dikush, qe nuk mund te jem

Ne gezohemi, deshperohemi, qajme, qeshim,ne fund te fundit kjo eshte menyra e te jetuarit……

….Ne fund te fundit kjo eshte jeta nje binom ne raportet midis merzise dhe lumturise.

“Kjo eshte jeta jone reale”……

Keto perceptova ate mbremje vone ne lokalin buze Bulevardit Kryesor te Qytetit, ne vetmine time vetem une dhe shpirti im….