Zoica Gjolla Popi

Kalimtarët e shumtë, një grup të rinjsh turistësh anglezë filluan të qendronin e dalengadalë rrethi u zgjerua. Kureshtarët herë vështronin Silvanen e herë djalin e duartrokisnin plot entuziazëm.
Shkumbëvala përplasej lehtë në borduren prej
cimentoje, që vende vende nga thërrimet e kripës kishte marrë shkelqimin prej fosfori të ndritshem. Eno iu duk Silvanes si një meteor i vogël, i shkëputur nga hapësira qiellore.Me trupin në pjesë të bukura, që tashmë e kishin marrë formën e tyre, lëkundej bashkë me flautin. Më shumë se shpatullat, akoma të pazgjeruara, i dukeshin nga pantallonat qe i rrinin bukur, kofshe të plota e këmbë të rregullta. Bluza e bardhë prej pambuku të butë kishte një dizenjo pak të thyer në të gjelbër të lehtë që vinte duke u hapur! Me shkronja të mëdha të zeza ishte shkruar” SURF PARADISE” e në mëngët pak të lëshuara të shkurtra ishte një pjesë copë e bardhë si e situr në vrima të vogla të imta. Pantallonat xhinse në një të kaltër të hapet kombinonin bukur me atletet sportive.
Pas duartrokitjeve një i ri filloi të thërriste në gjuhën vendase…
– Ke alo…. ke ena alo… se parakalo … ise o pjo kaliteros pu exo akusi……. një tjetër….dhe një tjetër.. je më i miri që kam dëgjuar….
Silvana sikur po e merrte në mbrojtje djalin pak e hutuar. Zgjidhi shallin ngjyrë blu të ndezur prej një kremi të hollë nga rripat e cantës… në formën e një fjongu që e mbante gjithmonë darkave me vete e e shtroi me kujdes para tij.
Kur u ngrit iu morën mentë e i përzihej pak. Sokoli që sapo kish mbërritur dicka kuptoi…
– Mbahu tek krahu im… je zbehur…. Ajo me një buzëqeshje të ëmbël i pëshpëriti … më duket se kam mbetur shtatzën…. Sokoli ndjeu atë lumturi që të
pushton të tërin e meqenëse po bëheshin qendra e vëmendjes bashkë me djalin ia shterngoi dorën me dashuri e i tha me shaka… me cmende….. ashtu më cmend ti mua brune bukuroshe… kujdes se më bëre valë…
– Eno mundesh…. jemi të dy me Sokolin pran teje…. në fund do largohemi bashkë… Sokoli që e mori me mend lidhjen e tyre i shkeli syrin si miq të vjetër.
Eno u ndje më i sigurtë për të ekzekutuar kë pjesë të donte. Të rinjtë vendas e të huaj mbanin birra të ftohta apo coca cola nëpër duar… please… please…. thërrisnin…
Eno mori frymë thellë, puthiti buzët në instrument e për habinë e të gjithëve nga flauti po
shpërndahej melodia e këngës së sapodalë e që ishte bërë hit i diskotekave “ Despacito”. Spektatorët filluan të kërcenin e i dergonin një puthje me dorë djalit që lëvizte hajthshëm supet sipas ritmit të këngës. Ishin ekzaltuar të gjithë e kthenin me etje pijet e tyre… disa thërrisnin…emis imaste athinei… apo tin Athina… i Thesaloniki ine oreos….. ine kati alo…..jemi athinas por Selaniku është i bukur… është dicka tjetër… Kërcimi elegant gjatë ekzekutimit të Enos i ndizte më shumë.