Plagët e kohës-Halit Haliti


PLAGËT E KOHËS

Me flokë të thinjur si fëmijë ecë këmbëzbathur

Shëtis oborrin cep më cep,ndjek gjurmët e gjyshes

Nuk kam pse të fshihem pas rrudhave të kohës së ikur

Në rrjetin e qiellit mugulluar, fole e dallëndyshes.

Dhimbshëm zvarrit këmbët, ecë paksa i rënduar

Nuk jan perëndimet e diellit si dikur në oborrin tim

Në këtë ditë vere dua diellin ty zhys në detin e trazuar

Të vrojtoj yjet si milingona, e t’ua bëjë me dorë.

Nën dritën e hënës dhe yjeve, shkel gjurmëve të fëmijërisë

Bashkë me plagët e kohës të stolisura si kristale

Për ju kam vuajtur o mure të shtëpisë

Aromën e luleve në oborr t’ua ndjej, para se të vdesin petalet e rinisë.

Halit Haliti

Stuttgart