Plaku me plis-Murtez Asllani


Murtez Asllani

PLAKU ME PLIS

Këtë plis të bardhë

s’e hoqa nga koka

është vetë oxhaku

është vetë toka.

Sa të këqia

kam përjetuar,

por kurrë nga koka

s’e kam larguar.

Këtë plis të bardhë

e kam gjysh pas gjyshi,

simbolizon oxhakun

krenaria e fisit.

Kushdo që përpiqet

t’ma heq nga koka

do t’sulmohet keq

do t’i dridhet toka.

Plisin e plakut

e ruaj për kujtim,

kaloi rrugë të gjatë

është i gjakut tim.

Ka formë t’oxhakut

simbol i krenarisë,

ruhet ndër breza

qëndresë e lirisë.

Kudo në botë

ky plis krenohet.

është kombi vetë

që kurrë s’ harrohet.

Trojet tona

mburren me ty,

o plis i bardhë

për shqiptari!

Krenaria ime

dhe e kombit tim

je o plis i bardhë,

je simboli im!